Top News – Më shumë zjarr brenda Rusisë! Zelenski premton hakmarrje për viktimat civile
27/07/2025 14:03

Viktimat civile po shtohen ndërsa Rusia vazhdon ofensivën e saj në Ukrainën lindore, duke pretenduar se ka kapur edhe dy fshatra të tjera, ndërkohë që presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, premtoi të hakmerret me më shumë sulme brenda territorit rus. Ukraina nuk ka bërë ende komente për pretendimet e Ministrisë ruse të Mbrojtjes se forcat e saj kishin kapur të shtunën fshatin Zeleniy Hai në rajonin e Donjeckut dhe fshatin Malivka në rajonin e Dnipro-petrovskut. Zelensky pranoi se kishte luftime të ashpra përgjatë vijave të frontit në rajonet lindore të Ukrainës, por foli gjithashtu për “veprime të suksesshme të njësive ukrainase” në rajonin e trazuar të Sumyt dhe tha se forcat e tij po “eliminojnë pushtuesit në zonat kufitare”. Zelensky gjithashtu tha se pika kryesore e sulmeve ruse mbetej afër qendrës së rëndësishme logjistike të Pokrovskut, një qytet me një popullsi që para luftës ishte më shumë se 60.000 banorë, por që tani është kthyer në një grumbull rrënojash për shkak të sulmeve ajrore ruse. Në fjalimin e tij të përnatshëm, Zelensky tha se komandanti ushtarak ukrainas, Oleksandr Sirski, e kishte identifikuar Pokrovskun si një zonë që kërkon “vëmendje të veçantë” për shkak të sulmeve të vazhdueshme ruse. Zelensky ndërkohë premtoi të hakmerret me sulme të mëtejshme mbi objektiva ushtarake brenda Rusisë pasi numri i viktimave civile u rrit të shtunën në disa rajone të vendit, të goditura nga artileria dhe dronët rusë. “Sot, për fat të keq, pati shumë sulme ruse në qytetet dhe komunitetet tona: në Sumy si dhe në Dnipro, Harkiv, rajonin e Hersonit dhe rajonin e Donjeckut”, tha Zelenski. “Sulme të tilla, padyshim, nuk mund të mbeten pa përgjigje, dhe dronët ukrainas me rreze të gjatë veprimi do ta garantojnë këtë”, tha ai. Pas deklaratave të fundit të Zelenskit, autoritetet ruse raportuan sulme brenda territorit rus. Guvernatori i rajonit rus të Kurskut, tha të shtunën se një dron ukrainas kishte vrarë një person në fshatin Obesta, rreth 5 kilometra nga kufiri. Ndërsa autoritetet në rajonin e Volgogradit thanë se mbetjet e rëna nga dronët ukrainas të shkatërruar kishin dëmtuar furnizimin me energji elektrike në një hekurudhë pranë zonës kufitare. Zyrtarët thanë se edhe trafiku në aeroportin e qytetit ishte ndërprerë.

Top Channel/ Tetë orë protestë në Tiranë. Përplasje mes PD dhe protestuesve të tjerë
07/11 23:19
Top Channel/ Aksident në punë, vdes minatori. Shembet masivi i kromit dhe zë poshtë 62-vjeçarin
07/11 23:07
Top Channel/ Berisha mohon se përçau protestën. Bën thirrje për bashkim, pavarësisht dallimeve
07/11 22:58
Top Channel/ Asfiksohen pas zjarrit në Lezhë. Një cigare e lënë ndezur, rrezikoi pallatin në Lezhë
07/11 22:53
Top Channel/ Një grua drejton PD-në e Fierit. Enkelejda Veliu fiton garën për kryetare
07/11 22:51
Top Channel/“Falenderoj Zotin për fitoren”.Harito Zoto merr drejtimin e Partisë Demokratike në Korçë
07/11 22:48
Tensionohet protesta para Kryeministrisë, hidhen fishekzjarrë drejt autoboteve
07/11 22:30
Top Channel/ Fitoi zgjedhjet për kreun e PD, kandidatja e Fierit nis festën e “çmendur”
07/11 22:02
Top Channel/ Protestë me molotovë! Përplasje te Ministria e Arsimit, turma u zhvendos në Bulevard
07/11 20:33
Top Channel/ Rimblidhen protestuesit! Policia përdori gaz dhe autobote me ujë, ka shoqërime
07/11 20:31
Top Channel/ Incidente në protestë! U thirr edhe nga PD, përplasje verbale mes protestuesve
07/11 19:46
Top Channel/ Policia nuk ua kursen ujin protestuesve, i shpërndan nga bulevardi
07/11 18:30
Top News – Plas te Kryeministria! Policia hedh ujë dhe gaz lotsjellës
07/11 17:33
Top Channel/ Përleshje në distancë te Kryeministria, lazer drejt autobotit. Policia hedh ujë
07/11 17:29
Top Channel/ Vijon “tradita”, dy protestuesit e maskuar ngacmojnë policinë nga distanca
07/11 17:28
Top News – Tjetër aksident në minierat e Bulqizës. 62 vjeçarin e zë masivi i kromit, ndërron jetë
07/11 17:06
Top Channel/ Aksident në Lushnjë-Rrogozhinë,ndërhyjnë zjarrfikësit për të nxjerrë shoferin 83-vjeçar
07/11 16:44
Top News – Shoqërohet një protestues, policia ‘e ngre’ në ajër
07/11 16:20
Top News – Gurë e zjarr te Ministria e Arsimit, policia me spraj dhe ujë me presion
07/11 16:19
Top Channel/ Si në filma, protestuesit i qëndrojnë para autoboteve që hedhin ujë
07/11 16:16