Top News – Më shumë raketa ruse… / Erdogan po sheh mundësinë e blerjeve të tjera
26/09/2021 14:27

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka sinjalizuar se po e shqyrton mundësinë e blerjes së më shumë sistemeve anti-raketore ruse, një veprim ky që mund të tensionojë edhe më tej raportet me Uashingtonin. Turqia, anëtare e NATO-s, u largua nga programi për avionët luftarakë F-35 dhe zyrtarët turq të mbrojtjes u sanksionuan, pasi Ankaraja bleu më 2019 sistemet ruse S-400. Shtetet e Bashkuara thonë se përdorimi i sistemeve ruse nga anëtarët e NATO-s përbën rrezik për avionët F-35. Turqia ka thënë se sistemet S-400 mund të përdoren në mënyrë të pavarur, pa u integruar në sistemet e NATO-s. Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan i tha kanalit amerikan CBS, se Turqisë nuk i është dhënë asnjë opsion që të blejë raketat amerikane Patriot. Ai po ashtu u ankua se Uashingtoni nuk ka dërguar në Turqi avionë F-35, pavarësisht se Ankaraja kishte bërë pagesën prej 1.4 miliard dollarësh. Ekspertët ushtarakë thonë se sistemi i mbrojtjes raketore S-400 është një prej sistemeve më të avancuara në botë. Erdogan pritet të takohet me homologun e tij rus, Vladimir Putin më 29 shtator.

Top Channel/ Merr fund “epoka e artë”? Rusia mbyll konsullatën e Gjermanisë në Shën Petërburg!
08/09 11:29
Top Channel/Britani: Qindra ekstremistë të djathtë bllokojnë mbërritjen e emigrantëve në Portsmouth!
08/09 11:28
Top Channel/ Mbyllet Kulla Eiffel, grevë në Paris: Indinjatë nga kërkesa e delegacionit indian!
08/09 11:27
Top Channel/ Pse po negocion tani Putini? Presion nga India, Kina dhe Kazakistani
07/09 23:17
Top News- Finlanda gardh 200 kilometra të gjatë në kufirin me Rusinë: Frikë për sulm
07/09 23:00
Top News- Fitorja e AfD përçan Gjermaninë, qytetarët dalin rrugëve në demonstrata masive
07/09 22:27
Top News- Plas mes Bosnjës e Serbisë, Sarajeva heq stafin diplomatik pas nderimeve për Ratko Mladiç
07/09 22:06
Top News- Ukraina bëri “rrush e kumbulla” miliarda dollarë, si u vodhën paratë e luftës
07/09 22:05
Top Channel/ Gazetarja putiniane rikthehet në Francë, shkakton ‘furtunë’ brenda qeverisë
07/09 21:42
Top Channel/ Etna shpërthen sërish! Hiri vullkanik përhapet në Sicili, alarm i kuq për aviacionin
07/09 21:25
Top Channel/ Super El Niño “shkund” Mbretërinë e Bashkuar! Autoritetet angleze paraljmërojnë
07/09 21:24
Top Channel/ Momenti kur Avioni i Amazon del nga pista, përplaset me makina, 5 të vdekur në Miami
07/09 21:18
Top Channel/ Mbreti Charles “i mbyll derën” të birit Princ Harry dhe Meghan Markle: S’ka kthim
07/09 21:16
Top Channel/ Vullkani në Indonezi bllokon 270 mijë pasagjerë, 2 mijë fluturime…
07/09 21:16
Top Channel/ Shpërndahet Kuvendi në Serbi? Plani i Vuçiç për të qëndruar në pushtet
07/09 20:02
Top Channel/ “Humbja na shokoi”! Merz nuk tërhiqet, paralajmëron ndryshime të mëdha për Gjermaninë
07/09 19:58
Top News – Nuk ka shami në shkolla. Austria vë në zbatim ligjin, gjoba deri në 800 euro
07/09 19:15
Top News – Fajin e ka Maroku. Dyndjet e emigrantëve, spanjollët akuzojnë edhe Sanchez
07/09 15:29
Top Channel/ Ratko Mlladiç varroset me nderime në Beograd, djali i Vuçiçit merr pjesë në ceremoni!
07/09 15:02
Top Channel/ Harta e re e botës, si “ndryshon” globi: Cilat vende votuan kundër!
07/09 12:11