Top News – Më shumë bukë, por edhe bizhuteri/ Konsumi në pandemi i shqiptarëve mes kontrasteve
07/03/2021 12:47

Pandemia ka sjellë kontraste në sjelljen konsumatore. Në njërin kah, shqiptarët rritën në vitin 2020 shpenzimet për produktet ushqimore të shportës, gatuan më shumë në shtëpi, ndërsa konsumuan më pak pije alkoolike e birrë. Megjithatë, nuk hoqën dorë nga kafeja. Në kahun tjetër u rritën shitjet e bizhuterive me çmime mbi 1 mijë euro e deri tek orët zvicerane. Rekord arritën dhe produktet e pastrimit. Qëndrimi në shtëpi u shfrytëzua për të përmirësuar mobilimin , thotë një studim i Monitor. Sipas të dhënave të INSTAT, në 2020, importet e artikujve ushqimorë, preparateve larëse, mobilieve, bizhuterive u rritën krahasuar me vitin 2019. Importi i kafesë, cigareve, pijeve alkoolike dhe orëve pësoi rënie. Aktorët kryesorë të tregut raportojnë se në 2020, nga produktet ushqimore u shit më shumë mielli, makaronat, vaji dhe drithërat e shëndetshme. Në konsum shënuan rënie vetëm pijet alkoolike dhe birrat e importit, për shkak të moslejimit të dasmave, festave dhe nga mbyllja e klubeve të natës. Tendenca e shpenzimeve ishte komplekse, pasi për disa produkte, blerjet nuk duken intuitive me krizën dhe pasigurinë ekonomike të krijuar nga COVID-19. Kërkesa është rritur edhe për bizhuteritë me çmime mbi 1,000 euro dhe ora të shtrenjta zvicerane. Vitin e kaluar janë shitur 5% më shumë bizhuteri se në 2019-n. Mospërputhja e sjelljes së konsumatorit me krizën e COVID-19 shpjegohet nga drejtuesit e argjendarive në Tiranë me ndalimin e lëvizjeve jashtë vendit dhe individët kanë pasur më shumë para në dorë për blerje brenda Shqipërisë.

Top Channel/ Tetë orë protestë në Tiranë. Përplasje mes PD dhe protestuesve të tjerë
07/11 23:19
Top Channel/ Aksident në punë, vdes minatori. Shembet masivi i kromit dhe zë poshtë 62-vjeçarin
07/11 23:07
Top Channel/ Berisha mohon se përçau protestën. Bën thirrje për bashkim, pavarësisht dallimeve
07/11 22:58
Top Channel/ Asfiksohen pas zjarrit në Lezhë. Një cigare e lënë ndezur, rrezikoi pallatin në Lezhë
07/11 22:53
Top Channel/ Një grua drejton PD-në e Fierit. Enkelejda Veliu fiton garën për kryetare
07/11 22:51
Top Channel/“Falenderoj Zotin për fitoren”.Harito Zoto merr drejtimin e Partisë Demokratike në Korçë
07/11 22:48
Tensionohet protesta para Kryeministrisë, hidhen fishekzjarrë drejt autoboteve
07/11 22:30
Top Channel/ Fitoi zgjedhjet për kreun e PD, kandidatja e Fierit nis festën e “çmendur”
07/11 22:02
Top Channel/ Protestë me molotovë! Përplasje te Ministria e Arsimit, turma u zhvendos në Bulevard
07/11 20:33
Top Channel/ Rimblidhen protestuesit! Policia përdori gaz dhe autobote me ujë, ka shoqërime
07/11 20:31
Top Channel/ Incidente në protestë! U thirr edhe nga PD, përplasje verbale mes protestuesve
07/11 19:46
Top Channel/ Policia nuk ua kursen ujin protestuesve, i shpërndan nga bulevardi
07/11 18:30
Top News – Plas te Kryeministria! Policia hedh ujë dhe gaz lotsjellës
07/11 17:33
Top Channel/ Përleshje në distancë te Kryeministria, lazer drejt autobotit. Policia hedh ujë
07/11 17:29
Top Channel/ Vijon “tradita”, dy protestuesit e maskuar ngacmojnë policinë nga distanca
07/11 17:28
Top News – Tjetër aksident në minierat e Bulqizës. 62 vjeçarin e zë masivi i kromit, ndërron jetë
07/11 17:06
Top Channel/ Aksident në Lushnjë-Rrogozhinë,ndërhyjnë zjarrfikësit për të nxjerrë shoferin 83-vjeçar
07/11 16:44
Top News – Shoqërohet një protestues, policia ‘e ngre’ në ajër
07/11 16:20
Top News – Gurë e zjarr te Ministria e Arsimit, policia me spraj dhe ujë me presion
07/11 16:19
Top Channel/ Si në filma, protestuesit i qëndrojnë para autoboteve që hedhin ujë
07/11 16:16