Kamerat e sigurisë kanë arritur të filmojnë autorin e vrasjes së 58-vjeçarit Renato Hoxhaj. Sipas burimeve paranë grupit hetimor, mësohet se vrasësi mbante të veshur një kapele ndërsa fytyrën e kishte të mbuluar me shall. Ai ka zbritur nga kodra pas banesës së 58-vjeçarit dhe është larguar nga po e njëjta rrugë pranë kodrës së Kuzumbabasë. Sipas informacioneve, në vendngjarje janë gjetur katër gëzhoja të goditura nga një armë tip pistoletë 9 mm. Viktima ka marrë dy plumba në kokë dhe dy në trup.