Një 29-vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi u kap duke poseduar armë zjarri dhe municion luftarak në banesën e tij. Operacioni i koduar ‘Roof’ u finalizua nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, në vijim të kontrolleve për evidentimin dhe goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje. Në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative se një shtetas mbante armë zjarri në banesë, uniformat blu organizuan ndërhyrjen, ku gjatë kontrollit në banesën e 29-vjeçarit u gjet një armë zjarri tip kallashnikov.