Pamje të filmuara nga banorë të Bangkokut tregojnë një person që me një motor uji bën manovra nëpër një rrugë të përmbytur në kryeqytetin tajlandez. Ujërat e përmbytjes në Bangkok kanë detyruar mijëra banorë të braktisin shtëpitë dhe të vendosen në qendra emergjence, ndërsa të tjerë kanë nxituar të blejnë ushqime ose të nxjerrin ujin nga shtëpitë e tyre pasi ditë të tëra me reshje të dendura shkaktuan përmbytje në tregje, rrugë dhe zona banimi.