Klandestinët sirianë kanë gjetur tashmë një mënyrë tjetër për t’u larguar nga vendi i tyre drejt vendeve të Bashkimit Europian. Veç rrugëve tokësore, klandestinët sirianë tashmë po tentojnë të largohen edhe me gomone nga brigjet shqiptare dhe këtë herë pikë kalimi kanë zgjedhur Portin e Vlorës.