Top News – Me fokus tek emigrantët/ Biden cakton Harris për të trajtuar sfidën
25/03/2021 11:59

Presidenti Joe Biden caktoi zëvendëspresidenten Kamala Harris për të udhëhequr përpjekjet e administratës së tij për të trajtuar sfidën e valës së imigrantëve në kufirin jugor të Shteteve të Bashkuara. Presidenti Biden e bëri njoftimin ndërsa ai dhe Harris u takuan në Shtëpinë e Bardhë të mërkurën me Sekretarin e Departamentit të Shëndetësisë, Xavier Becerra, Sekretarin e Sigurisë së Kombëtare, Alejandro Mayorkas dhe këshilltarë të tjerë të imigracionit për të diskutuar rritjen valës së imigrantëve, përfshirë shumë të mitur të pashoqëruar, që po mbërrijnë në kufirin jugor të vendit në javët e fundit. Duke ia deleguar këtë çështje nënpresidentes Harris, Presidenti Biden po përpiqet të përsërisë një dinamikë të kohës kur ai shërbeu si nënpresident në administratën e Presidentit Barack Obama. Obama ia dha zotit Biden në fillim të mandatit të tij të parë detyrën për të udhëhequr përpjekjen e Shtëpisë së Bardhë për të tërhequr trupat amerikane nga Iraku. "Kur flet ajo, ajo flet në emrin tim", tha Presidenti Biden, duke vënë në dukje punën e zonjës Harris në të kaluarën si prokurore e përgjithshme e Kalifornisë, që e bën atë personin e duhur për të udhëhequr përgjigjen e administratës ndaj situatës në kufirin jugor. Presidenti Biden shpreson t'u tregojë amerikanëve se po e merr seriozisht situatën në kufi pasi ai u ndesh me kritika të ashpra nga republikanët në lidhje me rritjen e fluksit të imigrantëve që kur ai mori detyrën në janar. Sfida gjithnjë e më madhe humanitare dhe politike në kufirin SHBA-Meksikë kërcënon të lërë në hije axhendën ambicioze legjislative të administratës së tij. Presidenti Biden e bëri njoftimin ndërsa një delegacion i zyrtarëve të Shtëpisë së Bardhë dhe anëtarëve të Kongresit udhëtoi drejt kufirit jugor të mërkurën për të vizituar një objekt në Carrizo Springs të Teksasit, që po përdoret për të strehuar fëmijë imigrantë.

Top Channel/ Zgjerohet skandali “Epstein”, fshihen fotot ku shfaqet Donald Trump
21/12 22:58
Top Channel/ Rutte ngre alarmin: Po përgatitemi për luftë ndaj Rusisë
21/12 22:55
Top Channel/ Rekord i ri! 800 emigrantë në Angli brenda ditës, kaluan La Manshin dje
21/12 19:53
Top News – Insektet ‘bllokojnë’ Evropën / Ndalet nxjerrja e metaleve të rralla në miniera
21/12 17:32
Top News – Me karrocë me rrota, në hapësirë / Hera e parë, inxhinieria gjermane ‘bën historinë’
21/12 15:57
Top News – Nuk ka më letra pas 400 vitesh / Shërbimi postar danez vendos të mbyllë shërbimin
21/12 15:55
Top News – Dimri fillon zyrtarisht në 16.03 / Është koha e solsticit, çdo vit rreth 6 orë vonesë
21/12 15:54
Top News – Droni hyn në qiellin turk, F-16 e rrëzojnë / Incidentet shtohen, 3 shkelje në 5 ditë
21/12 14:49
Top Channel/ SHBA bllokon naftën nga Venezuela/ Cisterna e dytë që kapet në pak javë
21/12 14:36
Top News – Fotoja e Trump hiqet nga dosja Epstein / Demokratët akuzojnë: Dokumentet janë redaktuar
21/12 14:23
Top News – Breshëri plumbash mbi lokal / 9 të vrarë dhe 10 të plagosur në Afrikën e Jugut
21/12 13:44
Top News – ‘Blackout’ në San Francisko / Qyteti në terr, pa energji 130 mijë konsumatorë
21/12 13:40
Top News – Australia hesht e ndez qirinj / Nderon viktimat e të shtënave në plazhin Bondi
21/12 13:39
Top News – SHBA konfiskon çisternën e naftës / U ndalua pranë brigjeve të Venezuelës
21/12 12:03
Top News – Koreja e Veriut kërcënon Japoninë / Ambicjet për armë bërthamore duhet të frenohen
21/12 11:50
Top News – Shanset për paqe nuk janë përmirësuar / Kremlini fajëson evropianët dhe Ukrainën
21/12 11:46
Top News – Ukraina përballë Rusisë në tryezë / Zelenski: SHBA kërkon bisedime direkte me Moskën
21/12 11:42
Top News – Alarm për ‘rrezik ekstrem sigurie’/Shpërthen raketa e Musk, 3 avionë pasagjerësh në panik
21/12 11:41
Top Channel/ Clinton: Po bëhem “kokë turku”/ Fotot me Jeffrey Epstein, akuza Shtëpisë së Bardhë
21/12 10:34
Top News- 384 të arrestuar, sekuestrohen 1.4 tonë drogë, operacion i madh në Itali
21/12 09:33
DIGITALB DIGITALB