Është një histori entuziaste në një botim që Donald Trump e ka lartësuar prej kohësh, përveç një problemi. Fotografia e kopertinës, siç u shpreh vetë presidenti, "mund të jetë më e keqja e të gjitha kohërave". Kopertina e revistës Time që i dedikohej rolit të Trump në ndërmjetësimin e një armëpushimi në Gaza, mbante një foto të presidentit, të bërë nga poshtë, dhe me diellin pas kokës së tij.