Top News – Mbytet varka në Egje, 50 të zhdukur / Tragjedi pranë brigjeve greke, fillon kërkimi
10/08/2022 14:34

Autoritetet greke bënë të ditur se kanë nisur një operacion kërkim-shpëtimi pasi një varkë me dhjetëra emigrantë u mbyt gjatë natës. Në një deklaratë të rojës bregdetare për agjencinë e lajmeve AFP, rreth 50 persona janë shpallur të zhdukur pasi një varkë me emigrantë u mbyt pranë ishullit grek të Karpathosit në Detin Egje. Roja bregdetare tha të mërkurën se 29 persona, të gjithë burra, ishin shpëtuar në det, 61 kilometra në juglindje të Karpathosit, një ishull juglindor midis Rodosit dhe Kretës. Autoritetet greke janë vënë në kërkim të të zhdukurve pas mbytjes së anijes e cila u nis të martën në mbrëmje nga Turqia. Dy anije patrullimi të rojes bregdetare, një anije e marinës greke, një helikopter i forcave ajrore dhe të paktën tre anije që lundronin aty pranë po marrin pjesë në përpjekjet e kërkim-shpëtimit. Rruga më e zakonshme detare për azilkërkuesit nga Lindja e Mesme, Azia dhe Afrika ka qenë nga Turqia në ishujt e afërt grekë. Por me autoritetet greke që po shtojnë patrullimet në Egje dhe me lajmet se Turqia po deporton emigrantët pa i lejuar ata të aplikojnë për azil, shumë prej tyre tani janë duke u larguar nga ishujt grekë dhe po përpiqen të marrin rrugën më të gjatë dhe më të rrezikshme direkt për në Itali.

Top News- Beogradi në mosbindje civile/ Policia heq bllokadat, nis arrestimin e studentëve
04/07 14:59
Top News- Autorët e ‘Banjskës’, afër Vuçiç/ BE: Rasti po ndiqet, duhet llogaridhënie për sulmin
04/07 12:20
Top News- BE ‘inatoset’ me Vuçiç pas rrahjes së studentëve, i jep mesazh të prerë
04/07 11:32
Top News – Vuçiç, raprezalje natën. Policia shpërndan me dhunë protestuesit në Serbi
03/07 12:19
Top Channel/ Vuçiçi humbet qetësinë: Policia rreh egërsisht protestuesit në Beograd!
03/07 11:35
Top News – Flakët djegin Kretën. Zjarr masiv në ishull, zhvendosen mijëra persona
03/07 11:27
Top News- Operacion antidrogë në Greqi/ Shkatërrohet rrjeti kriminal greko-shqiptar
03/07 10:45
Top News- Beogradi në ‘bllokadë’ prej 4 ditësh/Vazhdon mosbindja civile, dhjetëra persona të ndaluar
02/07 15:21
Top News- Vuçiçit s’i pëlqejnë urat e Kurtit /Ankohet në BE, ‘po ndërtohen pa miratimin tonë’
02/07 14:29
Top News- Takimi ‘i gjatë’ me Von der Leyen/ KE mohon deklaratën e Vuçiç: U takuan rastësisht
02/07 12:23
Top News- ‘Do të arrestoheni të gjithë’/ Vuçiç nxjerr ushtrinë në rrugë kundër studentëve
02/07 11:08
Top News – Serbia, ‘djepi i vampirëve’ / Fshati serb në kërkim të famës dhe turistëve
30/06 15:46
Top News – Revolucion me ngjyra në Serbi / Rusia i del në krah Vuçiçit: Përpjekje për ta rrëzuar
30/06 15:18
Top Channel/ Banjska, të akuzuarit “shumë pranë Vuçiçtit”, Kurti: E shihni që patëm të drejtë?!
30/06 14:56
Top News- Kurti i rikthehet ‘Banjskës’/ Drejton gishtin nga Vuçiç si organizator i sulmit
30/06 14:50
Top News- Milionat e BE për rritjen/ Marta Kos mbledh në Shkup udhëheqësit e Ballkanit
30/06 13:17
Top Channel/ Marta Kos në Shkup: Liderët e Ballkanit mblidhen për Planin e Rritjes!
30/06 11:52
Top Channel/ “Nuk ka dorëzim”, protestat në Serbi, flamur me hartën e Kosovës – hiqen barrikadat!
30/06 10:49
Top Channel/ Tronditet Vuçiçi! Serbët të gjithë në protestë kundër tij
28/06 22:59
Top News- Vlon Serbia, protesta pro dhe kundër Vuçiç…studentët s’bëjnë pas
28/06 21:23