Temperaturat e ulta dhe ngricat që kanë pushtuar gjithë vendin, kanë bërë që ministria e arsimit të dalë në disa vendime njëra pas tjetrës, në mënyrë që të sigurojë shëndetin e nxënësve dhe studentëve. Menjëherë pas vendimit për mbylljen e shkollave duke filluar nga data 24 deri në 26 janar, ministrja e arsimit ka dalë në një vendim lidhur me prindërit e nxënësve. Sipas këtij vendimi, njëri prej prindërve do të lejohet të qëndorjë në shtëpi duke mos pasur asnjë pasojë financiare.