Pika kufitare e Rafahut, që lidh Rripin e Gazës me Egjiptin, është mbyllur sërish këtë të shtunë, pasi u hap për dy ditë vetëm për kalimin e shtetasve të huaj që kishin mbetur në izoluar në enklavën palestineze. Ajo u hap të enjten, teksa mijëra të huaj që jetonin në Gaza, ishin njoftuar me mesazh të paraqiteshin për të kaluar në Egjipt, por pas vetëm dy ditësh, autoritetet vendosën ta mbyllin sërish.