Top News – Mbrojtja e Evropës/ Stoltenberg-BE nuk mund t’ia dalë e vetme
05/03/2021 12:22

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, paralajmëroi kundër përpjekjeve “për të ndarë Evropën nga Amerika Veriore” dhe tha se Bashkimi Evropian “nuk mund ta mbrojë kontinentin i vetëm”, përballë kërcënimit të terrorizmit dhe “sjelljes destabilizuese” të Rusisë. “Çdo përpjekje për të ndarë Evropën nga Amerika Veriore jo vetëm që do ta dobësojë NATO-n, por do ta ndajë edhe Evropën”, tha Soltenberg. “Unë nuk besoj në Evropën vetëm, as në Amerikën Veriore vetëm. Unë besoj në Amerikën Veriore dhe në Evropën bashkë, në NATO, në solidaritet strategjik. Pavarësisht sfidave me të cilat përballemi, bashkë jemi më të fortë” Në një intervistë për AFP-në, ai shtoi se i mirëpret përpjekjet e Brukselit për të rritur shpenzimet dhe për të modernizuar industrinë e mbrojtjes, por tha se është skeptik ndaj thirrjeve që Evropa të zhvillojë “autonomi strategjike”, të llojit që po nxit presidenti i Francës, Emmanuel Macron. “Unë i mbështes përpjekjet e BE-së për mbrojtjen, sepse më shumë shpenzime në mbrojtje, aftësitë e reja ushtarake dhe adresimi i copëzimit të industrisë evropiane të mbrojtjes - të gjitha këto do të jenë mirë për sigurinë evropiane, për sigurinë transatlantike, për të gjithë ne. Pra, të gjitha këto përpjekje - për sa kohë që e plotësojnë NATO-n - ne i mirëpresim, por BE-ja nuk mund ta mbrojë Evropën” Stoltenberg nënvizoi se lidhja e fortë transatlantike është “themeli” i sigurisë së Evropës. Presidenti i mëparshëm i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, i ka tensionuar marrëdhëniet me anëtarët evropianë të NATO-s, duke pretenduar se ata nuk kontribuojnë sa duhet në mbrojtjen e tyre. Trump, disa herë, e ka vënë në dyshim edhe rëndësinë e aleancës ushtarake. Presidenti i ri Biden, ka bërë thirrje për bashkëpunim më të ngushtë me aleatët e NATO-s por në të njëjtën kohë ka theksuar nevojën që Evropa t’i përmbushë zotimet për shpenzime. Ai pritet të marrë pjesë në një samit të udhëheqësve të vendeve të NATO-s më vonë këtë vit.

Top Channel/ “Evropa, në mes të luftës”! Starmer: Të kthehet shërbimi i detyrueshëm ushtarak!
13/07 23:24
Top Channel/ SHBA, sulm me armë në aeroport e kishë, policia vr*t autorin
13/07 23:21
Top Channel/ Merz: Tarifat, pasoja serioze! Nëse SHBA i vendos, BE duhet të reagojë
13/07 23:18
Top News-Eleminohet skuadra e killerave të Putinit / Ukraina hakmerret, ezekutohen dy agjentë të FSB
13/07 22:00
Top News – Alarm! Deti Mesdhe po ‘zien’ / Temperatura e ujit mbi 30 gradë në qershor
13/07 20:30
Top News – Rrugët kthehen në lumenj të tërbuar / Spanja në gjunjë, Evropa nën ‘kupolën e nxehtësisë’
13/07 20:00
Top Channel/ Protesta e të larguarve në DASH, Yuri Kim solidarizohet me ta
13/07 18:19
Top Channel/ Tarifat e Trump, kush rrezikon? Vendet afër Shqipërisë që do vuajnë më shumë
13/07 17:24
Top News – Rikthehet ‘Përbindëshi i detit’ / Kina e SHBA po punojnë për të ringjallur ekranoplanin
13/07 15:16
Top News – Një vit nga atentati ndaj Trump / Tani edhe makina golfi të blinduara për presidentin
13/07 13:20
Top News – Qyteti 4 mijë vjeçar ‘hap dyert’ / Nga më të vjetrit në botë, lumë turistësh
13/07 12:30
Top News – Sistemet HIMARS në Tajvan / Raketat e avancuara amerikane përdoren në stërvitje
13/07 12:29
Top News – Pjesë e trashëgimisë botërore / Kështjellat bavareze nën ‘mbrojtjen’ e UNESCO-s
13/07 12:29
Top News – Mbështetje pa kufi për Rusinë…Koreja e Veriut rikonfirmon: Me ju deri në fund
13/07 12:28
Top News – Trump kërcënon BE-në dhe Meksikën / Rinis lufta! Paralajmëron tarifa prej 30 për qindësh
13/07 11:53
Top News – Historike! Kaledonia e re shpallet shtet / Por do mbetet franceze, Macron ‘jep bekimin’
13/07 11:40
Top Channel/ Rusia pakt me Kim Jong UN/ Kritikat e Trump, Koreja e Veriut mbështet Putin
13/07 11:15
Top Channerl/ Protesta e të larguarve në DASH/ U shkarkuan mbi 1300 punonjës, mes tyre edhe Yuri Kim
13/07 11:10
Top Channel/ Gaza, 24 të vr*rë duke pritur ushqime/ Izraeli mohon të ketë pasur viktima
13/07 10:19
Top Channel/ “Tërbohet” dhe Macron për tarifat e Trump. Reagon dhe Von der Leyen
12/07 22:21