Top News – ‘Mbreti’ rus i mashtrimeve / Dënohet me 10 vjet burgim në Nju Jork
11/11/2021 15:37

Një gjyqtar në Nju Jork dënoi shtetasin rus, Alekasandr Zhukov, me 10 vjet burgim për kryerje të mashtrimeve digjitale. Ai konsiderohet si një prej personave që ka kryer mashtrimet më të sofistikuara në historinë e internetit. Gjyqtari, Eric Komitee në Bruklin e ka dënuar Zhukovin për vjedhje të më shumë se shtatë milionë dollarëve nga kompani reklamimi në Shtetet bashkuara në periudhën shtator 2014 dhe dhjetor 2016, përmes një skeme të rreme reklamimi, ka thënë Zyra e Prokurorit në Nju Jork. Zhukovit, 41-vjeçar, i cili e ka konsideruar veten “mbret të mashtrimeve”, do t’i konfiskohen edhe 3.8 milionë dollarë. I ekstraduar në Shtetet e Bashkuara, pasi është arrestuar në Bullgari në nëntor të vitit 2018, Zhukov është dënuar pas procesit gjyqësor të zhvilluar në maj të vitit 2021 për mashtrime dhe spastrim parash. Ai e ka konsideruar veten të pafajshëm në të gjitha akuzat. Skema e Zhukovit ka përdorur mijëra kompjuterë të infektuar me viruse në gjithë botën, për të krijuar ide të rreme të qarkullimit të trafikut, në mënyrë që të mashtrojë reklamuesit. Gjykata po ashtu ka thënë se Zhukov “ka rekrutuar programerë dhe punëtorë tjerë për ta zgjeruar skemën dhe për të ndërtuar infrastrukturën e duhur për të kryer trafik të rremë”.

Top Channel/ Dhëndri i Trump braktis Serbinë, Kushner heq dorë nga hoteli luksoz
15/12 23:40
Top News- Ushtria amerikane prezanton tankun e së ardhmes, ndryshon rregullat e luftës
15/12 23:07
Top News- Sulm terrorist natën e Vitit të Ri me bomba, parandalohet komploti në Kaliforninë jugore
15/12 23:06
Top News- Ukraina shkatërron nëndetësen ruse, “Sea Baby” godet në befasi ekuipazhin e Moskës
15/12 22:57
Top Channel/ Forca shumëkombëshe në Kiev, Trump: Shumë afër paqes
15/12 22:55
Top Channel/ Vrau bashkëmoshatarin e tij, dënohet me 11 vite burg 16-vjeçari në…
15/12 19:28
Top Channel/ Gjermania dhe Ukraina nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi për sistemet e armëve
15/12 19:26
Top Channel/ SHBA, planifikonin sulme terroriste natën e Vitit të Ri, katër të arrestuar në Kaliforni
15/12 19:24
Top News – Ambicja për në NATO, shkak i luftës! Rusia reagon pas ‘kthesës së madhe’ të Ukrainës
15/12 15:44
Top News – Ukrainasit kundër lëshimeve për paqen / ‘Nuk dhurojmë toka, nuk kufizojmë ushtrinë’
15/12 15:10
Top Channel/ Sulmi në plazh, Australia ashpërson ligjet për armët: Jo licenca të përhershme!
15/12 15:08
Top News- Burra me qira/ Mungesa e meshkujve krijon një biznes të ri në Letoni
15/12 15:03
Top Channel/ Heroi i Australisë: Kush është arabi që i hoqi armën sulmuesit -lavdërimet e Netanyhut!
15/12 14:57
Top News – Spërkasin me jashtëqitje lopësh zyrat / Protestë e fermerëve francezë, bllokohen rrugët
15/12 14:54
Top News – Në kurs përplasje me avionin ushtarak / Piloti eviton katastrofën, pasagjerët në rrezik
15/12 14:38
Top News – Vrasje në Hollivud, policia heton / Regjisori i njohur dhe gruaja e tij gjenden të pajetë
15/12 13:00
Top News – Zelenski hoqi dorë nga NATO / Ekspertët e sigurisë: Nuk ndryshon bisedimet e paqes
15/12 12:59
Top News- Çetnikët e fundjavës/ Të huajt në rrethimin e Sarajevës dhe vrasës për ideologji
15/12 12:58
Top Channel/ Sulmi në Australi, identifikohen agresorët: Baba e bir, i premtuan aleancë ISIS-it!
15/12 12:34
Top Channel/ Meloni thirrje Europës: “Duhet të forcojmë mbrojtjen vetë, SHBA-ja do tërhiqet!”
15/12 12:33
DIGITALB DIGITALB