Top News – Mblidhen drejtuesit e lartë talebanë/Do diskutojnë për krijimin e qeverisë së re në Kabul
21/08/2021 15:11

Drejtuesit e lartë të talebanëve janë mbledhur në Kabul, për të analizuar qeverinë e ardhshme, pas kthimit të grupit islamik në pushtet. Takimi do të zhvillohet teksa talibanët tentojnë të prezantojnë një imazh më të moderuar pas kthimit në pushtet, ndërkohë që forcat e udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara evakuohen pas gati dy dekadave të luftës. Një zyrtar i lartë i talibanëve, i ka thënë agjencisë së lajmeve AFP, se bashkëthemeluesi i talibanëve Mullah Abdul Ghani Baradar, do të takohet në Kabul me “liderët xhihadistë dhe politikanët për krijim të një qeverie gjithëpërfshirëse”. Agjencia e lajmeve Reuters, ka cituar ndërkohë një zyrtar taliban të paidentifikuar të ketë thënë se Baradar ka qenë në Afganistan “për të deleguar përgjegjësitë te komandantët, për të takuar liderët e qeverisë paraprake, komandantët e milicive lokale, politikëbërësit dhe dijetarët fetarë”. Ky zyrtar i ka thënë agjencisë së lajmeve se talibanët planifikojnë të krijojnë ekipe të ndara për t’u përballur me sigurinë e brendshme dhe krizën financiare në Afganistan. Në takimin e udhëheqësisë talibane pritet të marrë pjesë edhe një zyrtar i grupit Haqqani, i cili ka lidhje me talebanët dhe është shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara. Talibanët kanë premtuar qeverisje “ndryshe” në krahasim me periudhën e fundit kur kanë qenë në pushtet nga 1996-2001, kur kanë udhëhequr përmes një interpretimi të ashpër të ligjit islamik. Me kthimin e grupit militant në pushtet, janë rritur shqetësimet për kthim të mënyrës së ashpër të jetesës për minoritetet fetare dhe gratë, të cilat janë përjashtuar nga jeta publike. Talebanët janë zotuar për amnisti të përgjithshme ndaj secilit që ka punuar me Qeverinë e përkrahur nga SHBA-ja, mirëpo ka pasur raportime se militantët mund të lëndojnë gazetarët si dhe trupat dhe ish-zyrtarët qeveritarë afganë.

Top Channel/ Gjermania “zgjat” pasaportat/ Anulohet vendimi kur merrej për tri vite
08/10 23:10
Top Channel/ Franca shmang zgjedhjet/ Kryeministri i dorëhequr zbulon planin
08/10 23:08
Top News- Trump kërkon burgosjen e guvernatorit të Illinois dhe kryebsahkiakut të Çikago
08/10 23:00
Top News- Macron shmang zgjedhjet e parakohshme/ Fiton kohë, gati të emërojë kryeministrin e ri
08/10 22:47
Top News- Anijet pa pilot, front i ri vdekjeprurës në luftën detare/ Ukraina leksione NATO-s
08/10 22:38
Top News- “Vrasje masive të hebrenjve”, kush janë dy terroristët islamik që u kapën në Angli
08/10 22:37
Top Channel/Sulmohet me gurë presidenti i Ekuadorit,makina në shënjestër edhe të të shtënave me armë
08/10 22:31
Top Channel/ Shembet ndërtesa 6-katëshe në Madrid, katër të vdekur
08/10 22:21
Top Channel/ Skandal në Turqi, ja kush janë 19 emra të famshëm të showbiz-it nën hetim për drogë
08/10 20:10
Top Channel/ Detaje tronditëse nga sulmi ndaj kryebashkiakes gjermane, vajza e saj e adoptuar…
08/10 20:09
Top Channel/ Pudra “kancerogjene”: “Johnson & Johnson” i paguan familjes 966 milionë dollarë!
08/10 15:25
Top News- Pudra e saj shkaktoi kancer/ Kompania farmaceutike amerikane gjobitet me 1 mld dollarë
08/10 15:02
Top News – Ndahet Nobeli i Kimisë / Punuan për ‘arkitekturën molekulare’, tre fitues
08/10 14:55
Top News – Erdogan pret F35-at nga Trumpi / Zgjidhje për sanksionet dhe për çështjen e Halkbank
08/10 14:50
Top News – Gjermani, policia do rrëzojë dronët / Fuqi të reja, jo më shkelje të hapësirës ajrore
08/10 14:49
Top News – Italia ‘josh’ nomadët digjitalë…Zero taksa për ata që vendosen në qytezat e vogla
08/10 14:39
Top Channel/ Gjermania heq nënshtetësinë e përshpejtuar: Po shtrengohen politikat e emigracionit!
08/10 14:35
Top News – Superhëna verbuese në qiell / Spektakël gjatë natës, ndriçohet horizonti
08/10 12:36
Top News – Kaos në aeroportet amerikane / Pasojë e mbylljes së qeverisë, vonesa në gjithë vendin
08/10 12:22
Top News – Gjermanët punojnë deri në 73 vjeç / Sistemi në krizë, pritet rritja e moshës së pensionit
08/10 12:20