Një tjetër ngarkesë me vaksina kanë mbërritur mbrëmjen e kësaj të hënë në airoportin nënë tereza. Lajmi u bë I ditur nga ministrja e shëndetësisë Ogerta Manastirliu, e cila përmes një postimi në Facebook bëri me dije ardhjen e një sasie tjetër vaksinash në vend. Në postim thuhet se kanë mbërritur 31 mijë e 590 doza të vasinës Pfizer. “Edhe 31,590 doza vaksine Pfizer mbërritën pak më parë në Aeroportin “Nënë Tereza”, duke e çuar në 2 milionë e 45 mijë e 310 sasinë e vaksinave anticovid që kanë mbërritur deri tani në vendin tonë” shkruan Manastirliu në postimin e saj në Facebook. Ndërkohë, në vendin tonë po injektohen dozat nga Pfizer, AstraZeneca, Sputnik dhe Coronavax. Në 24 orët e fundit vendi ynë ka regjistruar 7 viktima dhe 451 raste të reja me covid 19.