Top News – Mbi 30 vjedhje me vlerë 200 mijë euro/ Si u zbulua grupi shqiptar nga policia italiane
17/02/2021 22:30

Katër të rinj shqiptarë të moshës 29 deri 40 vjeç, që banojnë midis Nocera Inferiore (Salerno) dhe Ankonës janë arrestuar nga policia italiane. Ata arrijnë të ngjiten në katet e sipërme të ndërtesave duke përdorur ulluqet derisa arrinin në dritare apo ballkone. Ata hynin në shtëpi pavarësisht nëse aty ishin të pranishëm ose jo pronarët. E gjithë kjo ndodhi në mënyrë të përsëritur për rreth tre javë në disa komuna. Laurenc Balla, 33- vjeç, mori përsipër regjistrimin e një makine “të pastër” në emrin e tij, me qira, në një kompani makinash në Camerano, me të cilën do të arrinte në destinacionet e ndryshme “të punës”. Ata shkonin në destinacion nga ora 17:00 deri në orën 20:00. Balla e izoloi automjetin në një vend të sigurt duke vepruar si “polic” për tre shqiptarët e tjerë, që mund të konsiderohen si akrobatë të vërtetë për shkak të kryerjes së tre-katër grabitjeve brenda pak orësh, duke lëvizur në këmbë nga një apartament në tjetrin. Tre gabime serioze të kryera nga kriminelë të ardhur nga toka e shqiponjave siç shkruajnë mediat italiane, është përsëritja e strategjisë për shumë kohë. Marrëdhënia e vazhdueshme me agjencinë e qirasë është fatale. Në një shtëpi të vetme në Potenza Picena, ata morën para, florinj dhe xhevahire të vlerësuara në 130,000 euro në një lëvizje, episod që çoi karabinierët të ndërmerrnin një hetim të përshpejtuar. dhe elemtnti jetër që ndikoi në zbulimin e tyre, ata vepruan në një zonë që mbulohet nga hetuesit më të mirë të rajonit. Tre muaj më parë, përveç Laurenc Ballës, përfunduan në pranga edhe Bledar Sala, 36 vjeç, Ibrahim Leski, 29 vjeç, me disa identitete si dhe Albert Kristani, 40 vjeç. Vlera e produkteve të vjedhura arrin në rreth 200,000 euro. Pavarësisht se ata ishin arrestuar në nëntor dhe u vendosën në arrest shtëpie, gjatë ditës së djeshme, u lëshuan sërish urdhër-arrestet për shkak se u zbuluan të jenë autor edhe për 30 vjedhjet e tjera.

Top Channel/ Tetë orë protestë në Tiranë. Përplasje mes PD dhe protestuesve të tjerë
07/11 23:19
Top Channel/ Aksident në punë, vdes minatori. Shembet masivi i kromit dhe zë poshtë 62-vjeçarin
07/11 23:07
Top Channel/ Berisha mohon se përçau protestën. Bën thirrje për bashkim, pavarësisht dallimeve
07/11 22:58
Top Channel/ Asfiksohen pas zjarrit në Lezhë. Një cigare e lënë ndezur, rrezikoi pallatin në Lezhë
07/11 22:53
Top Channel/ Një grua drejton PD-në e Fierit. Enkelejda Veliu fiton garën për kryetare
07/11 22:51
Top Channel/“Falenderoj Zotin për fitoren”.Harito Zoto merr drejtimin e Partisë Demokratike në Korçë
07/11 22:48
Tensionohet protesta para Kryeministrisë, hidhen fishekzjarrë drejt autoboteve
07/11 22:30
Top Channel/ Fitoi zgjedhjet për kreun e PD, kandidatja e Fierit nis festën e “çmendur”
07/11 22:02
Top Channel/ Protestë me molotovë! Përplasje te Ministria e Arsimit, turma u zhvendos në Bulevard
07/11 20:33
Top Channel/ Rimblidhen protestuesit! Policia përdori gaz dhe autobote me ujë, ka shoqërime
07/11 20:31
Top Channel/ Incidente në protestë! U thirr edhe nga PD, përplasje verbale mes protestuesve
07/11 19:46
Top Channel/ Policia nuk ua kursen ujin protestuesve, i shpërndan nga bulevardi
07/11 18:30
Top News – Plas te Kryeministria! Policia hedh ujë dhe gaz lotsjellës
07/11 17:33
Top Channel/ Përleshje në distancë te Kryeministria, lazer drejt autobotit. Policia hedh ujë
07/11 17:29
Top Channel/ Vijon “tradita”, dy protestuesit e maskuar ngacmojnë policinë nga distanca
07/11 17:28
Top News – Tjetër aksident në minierat e Bulqizës. 62 vjeçarin e zë masivi i kromit, ndërron jetë
07/11 17:06
Top Channel/ Aksident në Lushnjë-Rrogozhinë,ndërhyjnë zjarrfikësit për të nxjerrë shoferin 83-vjeçar
07/11 16:44
Top News – Shoqërohet një protestues, policia ‘e ngre’ në ajër
07/11 16:20
Top News – Gurë e zjarr te Ministria e Arsimit, policia me spraj dhe ujë me presion
07/11 16:19
Top Channel/ Si në filma, protestuesit i qëndrojnë para autoboteve që hedhin ujë
07/11 16:16