Administrimi i komunikimeve të enkriptuara të aplikacionit Sky Eç nga SPAK, të ardhura nga autoritetet franceze, çuan në shkatërrimin e një tjetër grupi kriminal që operonte në fushën e trafikut të lëndëve narkotike nga Amerika Latine në vendet e Bashkimit Evropian. 13 masa sigurie “arrest në burg” lëshoi prokurori Adnan Xholi pas një hetimi dy vjeçar, teksa 7 prej tyre u ekzekutuan nga policia e shtetit. 6 të tjerë janë shpallur në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar dhe organi i akuzës thotë se një pjesë e mirë ndodhen jashtë territorit të vendit.