Top News – Mbërrijnë vaksinat e para/ Serbia, 8 mijë doza dhuratë Maqedonisë së Veriut
14/02/2021 13:42

Maqedonia e Veriut ka marrë të dielën vaksinat e para kundër COVID-19, dhuratë nga Serbia. Bëhet fjalë për 4,680 doza të vaksinës të kompanisë Pfizer/BioNtech nga rreth 8 mijë që i janë premtuar nga autoritetet serbe.Dërgesa duhej të arrinte të hënën por u shty për shkaqe teknike pasi duhej harmonizuar dokumentacioni teknik me kërkesat e kompanisë amerikane. Vetë kryeministri Zoran Zaev ishte i pranishëm në pikën kufitare të tabanovcit për të pritur vaksinat. “Kjo vjen si rezultat i miqësisë dhe mbështetjes së ndërsjellë midis dy vendeve tona, si dhe mirëkuptimit të situatës në të cilën ndodhet e gjithë bota", Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq tha se shpreson që këto vaksina do të shpëtojnë jetë njerëzish ndërsa shprehu besimin se dy vendet do të arrijnë me sukses të përballen me pandeminë. “Një mik i vërtetë është ai që ju ndihmon kur jeni në telashe. Shpresoj që vaksinat të jenë në dispozicion të mjekëve të që janë në radhët e para të përballjes me pandeminë” Edhe Bullgaria i kishte premtuar Maqedonisë së Veriut donacion prej rreth 5 mijë vaksinave por ato nuk kanë mundur ende të arrijnë për shkak të pengesave teknike, kryesisht mos aprovimit nga kompania Pfizer. Maqedonia e Veriut është në pritje edhe të 200 mijë vaksinave nga Kina për çka edhe është nënshkruar marrëveshje me prodhuesin kinez “Sinofarm”. Ministri i Shëndetësisë i Maqedonisë së Veriut, Venko Filipçe tha se autoriretet shëndetësore kanë bërë gati edhe planin operativ që parasheh vaksinimin e 2,500 qytetarëve në ditë, prej tyre nga 880 nëpër 7 poliklinikat e kryeqytetit dhe afër 500 të tjera në pikat e Qendrës Klinike.

Top News- Tragjedi në ditën e Krishtlindjes/ Gjenden të vdekur 4 anëtarë të një familjeje
25/12 23:00
Top Channel/ Përmbytje në Kaliforni, 3 viktima dhe 160 mijë familje pa energji
25/12 22:28
Top Channel/ Francezët duan të ikin, 25% e popullsisë kërkon të emigrojë
25/12 22:21
Top Channel/ Turqia zbarkon në qytet, arrestohen 115 anëtarë të ISIS: Planifikonin sulme për festa
25/12 22:12
Top Channel/ Frikë… Edhe në Krishtlindje lufta nuk ndalet, Ukraina dhe Rusia sulm njëra-tjetrës
25/12 22:11
Top Channel/ Hakerat bëjnë kërdinë në Brazil, ndërhyjnë në drejtësi, liron nga burgu kriminelët
25/12 21:29
Top Channel/ Pesë shtete kundër Krishtlindjes, ndalohen rreptësisht festimet
25/12 19:56
Top News- Putin negociata me Orban për të shpëtuar Vuçiç, Trump presion mbi Serbinë
25/12 19:52
Top Channel/ Putin uron Trump dhe vazhdon sulmin, ekspertët: Zgjatja e negociatave, manovër
25/12 19:41
Top Channel/ Fiton i preferuari i Trump në Honduras, numërimi zgjati një muaj
25/12 15:15
Top Channel/ Turqia shkatërron rrjetin e ISIS, do të kryenin sulm gjatë Krishtlindjes
25/12 15:04
Top Channel/ Krishtlindja, Papa Leon XIV mesazh paqeje gjithë botës në sheshin Shën Pjetër
25/12 15:02
Top News – Arrestohen 115 pjesëtarë të Shtetit Islamik/Turqi, do kryenin sulme terroriste për festa
25/12 14:37
Top News – Putin poshtërohet ditën e Krishtlindjes / Ukraina merr kontrollin e plotë të Kupianskut
25/12 14:31
Top News – ‘Jeta dhe pronat janë në rrezik!’ Stuhi të frikshme në Krishtlindje, Kalifornia nën ujë
25/12 12:54
Top Channel/ Përmbytje dhe festë, shpallet gjendja e jashtëzakonshme në Kaliforni, shirat vazhdojnë
25/12 12:24
Top Channel/ Lojëra lufte në ajër, bombardues rusë në Skandinavi shoqërohen nga avionët e NATO-s
25/12 12:21
Top Channel/Protestë dhe festë/ Fermerët francezë ndjekin meshën e Krishtlindjes të ngujuar në rrugë
25/12 12:21
Top Channel/ 468 milionë euro mrekulli, lotaria fitohet nga qyteti spanjoll i shkatërruar nga zjarri
25/12 12:20
Top News – Tani pritet përgjigjia e Putinit / Ukraina dhe SHBA miratojnë marrëveshjen e paqes
25/12 12:14
DIGITALB DIGITALB