Fletët e votimit të diasporës, të prodhuara në Slloveni, kanë mbërritur në Shqipëri, ku do të fillojë procesi i përgatitjes të zarfave që do të nisen në drejt shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit. Sasia totale e fletëve të votimit që do të prodhohet për zgjedhjet për Kuvend, duke shtuar 2% mbi numrin e zgjedhësve, është 3,534,000 fletë votimi, ku përfshihen fletët e votimit për brenda dhe jashtë vendit.