Top News – “Mbahet” Turqia/ Po e përballon mirë covid 19
03/07/2020 19:06

Turqia deklaroi se ka ritmet më të ulëta të vdekshmërisë nga COVID-19 në Evropë. Sipas statistikave, ajo rezulton më mirë se shumë vende të pasura europiane. Por sipas Zërit të Amerikës, mjekët paralajmërojnë se vetëkënaqësia është e rrezikshme. Kreu i Spitalit Sultangazi Haseki të Stambollit, Dr. Sonmez, thotë se strategjia e reagimit agresive ndaj sëmundjes ishte çelësi i suksesit të Turqisë. “Në trajtimin e pacientit ka shumë rëndësi që sëmundja të menaxhohet para se i sëmuri të kenë nevojë për kujdes intensiv. Kjo arrihet me masa të hershme dhe cilësore. Nëse pacienti ka nevojë për kujdes intensiv, rriten ritmet e vdekshmërisë”, shprehet ai. Me rënien e numrit të të shtruarve me COVID, personeli mjekësor shprehet disi i çliruar. “ Tani jemi në gjendje shumë më të mirë pasi kanë rënë rastet. Kjo na ka rritur motivimin”, shprehen ata. Në Stamboll ka pasur zgjerim edhe të shërbimeve private spitalore, prandaj kur epidemia goditi këtë qytet, sistemi nuk u stresua.Po ashtu mjekëve iu dha liria e veprimit në reagimin me pacientët. Ekspertët përmendin edhe faktin që Turqia ka një popullatë mesatarisht të re, si faktor për ritmet e ulëta të vdekshmërisë, pasi të rinjtë janë në përgjithësi më rezistentë ndaj kësaj sëmundjeje. Megjithatë, tani që qeveria ka lehtësuar masat e izolimit fizik dhe po shtohen testimet, ritmet e përhapjes së infeksionit rezultojnë dy herë më të larta. Dr Sonmez thotë se “deri kur të zhvillohet vaksina, virusi do të jetë një sfidë e pranishme në jetët tona”.

Top Channel/ Kërkesat brutale të Rusisë,“Bild”: Kërkon të dalë Finlanda nga NATO
13/11 19:55
Top News- Një njeri që do përballet me Putinin! Evropa kërkon një ‘të dërguar’ për bisedimet e paqes
13/11 17:54
Top Channel/ Anglezët “zbërthejnë” Çopjat, dokumentari zbulon si funksionon trafiku i kokainës
13/11 17:48
Top News- ‘Radoiçiç ka ikur në Rusi’/ Dyshohet se organizatori i sulmit në Banjskë është larguar
13/11 17:30
Top News -15 vite burg për shqiptarin në Angli/ Publikohen pamjet e përplasjes në rrugë
13/11 16:57
Top Channel/Koreja e Veriut vjedh 400 mln $/ FBI:Hakerët e Phenianit përdorën video-thirrje të rreme
13/11 16:13
Top Channe/ Ky është bosi shqiptar i kokainës, e ka frikë mafia italiane, jetë luksi në Dubai me…
13/11 15:40
Top News – Rusia përgënjeshtron dhëndrin e Trump/ Asnjë vendim për përfshirjen e Evropës në bisedime
13/11 15:19
Top News – Demenca e lidhur me cigaret…!? Rreziku rritet me çdo tymosje, publikohet studimi
13/11 15:08
Top News – Në çfarë ore do të mbarojë bota…? Profecia e gabuar për zhdukjen e njerëzimit
13/11 15:07
Top News – Ushtria gjermane ‘lë në tokë’ dronët / ‘Quantum Systems’ nën sulm, furnizon Ukrainën
13/11 14:08
Top News – Bota tashmë në erën e elektricitetit / Lëndët djegëse fosile nuk janë më burim dominues
13/11 13:56
Top News – Drapri e çekani marrin pesë yje / Selia e partisë komuniste bëhet hotel në Itali
13/11 13:44
Top News – Irani hedh në erë radarin amerikan / Garda godet Bahreinin, sulmi i parë që nga shtatori
13/11 13:43
Top Channel/ Mercedes mbyll fabrikat në Gjermani? Kosto e lartë prodhimi, pezullon investimet!
13/11 12:25
Top Channel/ Bisedimet e Abu Dhabit, zbardhen kërkesat e Rusisë: JO Finlanda në NATO!
13/11 12:21
Top Channel/ Operacion global kundër Dark Web, 354 të arrestuar, sekuestrohen 5.8 tonë drogë
13/11 12:12
Top News – Evropa në bisedimet për Ukrainën / Zelenski ‘i lumtur’, Putin s’jep shenja për kompromis
13/11 11:59
Top News – Ish-CEO i Nvidias thirret në Kongres / Do japë llogari për aferën me ‘spiunen kineze’
13/11 11:53
Top News – Nga një autobombë çdo ditë…Shpërthim tjetër në Rusi, goditet ‘dezertori’ ukrainas
13/11 11:51