Top News – Mazi-konferenca në qershor/ Këshilla e kryenegociatorit-flisnin nën një zë
25/01/2021 15:24

Kryenegociatori i Shqipërisë me Bashkimin Evropian, Zef Mazi bëri apel që për procesin e integrimit në BE duhet flasim në një zë. Duke theksuar se ne BE integrohet Shqiepria dhe jo partite politike, Mazi u bëri thirrje të gjitha palëve te punojen sebashku. Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Integrimit, Mazi u shpreh se metodologjia e re e zgjerimit parashikon që nëse vendi nuk ka progres, do të ketë suspendim. “Negociatat do të zhvillohen me metodologjinë e re. Sipas kësaj metodologje që do të zbatohet për herë të parë me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut nëse nuk do të ketë progres, do të ketë regres. Do të ketë edhe mekanizëm supsendimi nëse nuk ka progres. Kështu që duhet të zbatohen të gjitha rekomandimet e Këshillit Evropian. Kjo nënkupton konsensus të brendshëm mes gjitha palëve. Në BE nuk integrohen partitë politike, por Shqipëria. Duhet të flasim në një zë, pro avancimit të integrimit të Shqipërisë në BE. Topi mbetet në portën tonë përderisa nuk kalon në portën e BE” Teksa bëri një përmbledhje të ecurisë së procesit të integrimit, Mazi u shpreh synimi është që konferenca ndërqeveritare të mbahet në qershor të këtij viti. “Kemi përgatitur dhe kemi paraqitur në komision raportin. Janë mbajtur 9 komitetet për financat. Janë bërë vlerësimi nga komisioni. Kemi ecur përpara me përgatitjet për negociatat për 33 kapitujt. Kjo dëshmon se pala shqiptare do të hyjë në këtë proces me përvojë konkrete dhe ekspertizë të gjerë. Sot nuk ka një datë për konferencën ndërqeveritare, pro kjo nuk do të thotë se nuk do të japim kontribut. Së shpejti pritet të bëhet një vlerësim tjetër përpara konferencës ndërqeveritare. Synimi është që konferenca e parë ndërqeveritare është të mbahet në qershor të 2021″

Top News- “Drejtoni gjoksin, shpatullat drejt, këmbët bashkuar”, fjalët që çuan mësuesin në burg
08/11 17:07
Top Channel/ Buxheti për bashkitë më 2027/ Llogariten fonde edhe për 15 që do të shkrihen
08/11 15:05
Top Channel/ Bujqësia, “tkurren” subvencionet/Rriten fondet për administratën dhe ulen për fermerët
08/11 15:02
Top Channel/ Helmimi në Vlorë dyshohet nga uji/ 7 fëmijë ende në spital, analizat tregojnë për…
08/11 14:50
Top Channel/ Zjarr në një godinë pranë lagunës së Nartës, flakët rrezikojnë pyllin me pisha
08/11 14:46
Top Channel/ Berisha: Serbia s’kishte opozitë si ne/ Kreu i PD flet pë protestën dhe fton partitë…
08/11 14:44
Top Channel/ Akuzohet për ngacmim ndaj nxënëseve në Selenicë, mësuesi 35-vjeçar mbërrin në gjykatë
08/11 14:36
Top News- ‘Koalicion qytetar-politik kundër Ramës’/ Mediu: Kandidatë të përbashkët në zgjedhje
08/11 14:22
Top News- Uji me fekale helmoi fëmijët, preken edhe të rriturit/ Alarm në Vlorë
08/11 14:22
Top Channel/ ‘Rama një kufomë politike’, Berisha:Të bashkohemi, armiku i armikut tim është aleati im
08/11 13:47
Top Channel/ ‘Mos dëgjo tellallet e mafias’, Berisha i përgjigjet ndjekësit në Fb: Mafia ka tmerr…
08/11 13:11
Top Channel/ Lagjja “e harruar” në Gjirokastër/ Banorët romë ankohen për kushte të mjerueshme
08/11 12:15
Top Channel/ Vaksinat kundër gripit në Vlorë/ Mjekët: Prioritet ata me sëmundje kronike
08/11 12:13
Top Channel/ Manual për përdorimin e gazit/ Ekspertët: Të mos tregtohet më pa detektor
08/11 12:08
Top Channel/ Evazion 1 milion euro/ Prokuroria e Fierit dërgon në gjyq administratorin dhe…
08/11 12:04
Top Channel/ Protesta, 4 të arrestuar/ Incidentet, procedohen 7 persona. Gjobë 12 të tjerëve
08/11 12:02
Top News- Gjobë rekord në protestë, ndëshkohet me 500 mijë lekë protestuesi i maskuar
08/11 11:57
Top News- Mbi 1 mln euro evazion fiskal, Prokuroria e Fierit çon në gjyq kompaninë dhe pronarin
08/11 11:38
Top Channel/ Protesta e së shtunës në Tiranë/ Policia publikon videon, shoqërohen 12 persona
08/11 11:04
Top News- Nga ‘Sofra’ te ‘Fol me Kryeministrin’, Rama përsërit ftesën për dialog me studentët
08/11 10:43