Pas publikimit dhe shpërndarjes në rrjete sociale e portale online të disa materialeve intime të personazheve publikë në vendin tonë, themeluesi i Acromac, Aldor Nini, ka paralajmëruar që të mos postohen më këto përmbajtje pasi kushdo që I shpërndan do të raportohet tek autoritetet. Përmes një mesazhi në Instagram, ai shkruan se provat po i dërgohen njëkohësisht Drejtorisë së Policisë, që po merret me identifikimin e autorëve.