Janë marrë në pyetje dy të rinjtë e arrestuar, të dyshuar se tentuan të mashtronin Armand Dukën dhe t’i merrnin 100 mijë euro. Orest Balla ka deklaruar para hetuesve se kishte marrë një mesazh në Instagram nga një person i panjohur, i cili i kishte premtuar 2 mijë euro në këmbim të komunikimit me një tjetër person.