Italia të enjten njoftoi kufizime të udhëtimeve në shkallë kombëtare për festat e fundvitit me qëllim kufizimin e përhapjes së covid 19, në vendin evropian që është goditur i pari nga pandemia. Rregullat e reja, bashkë me ndalim qarkullimin dhe masat e tjera në fuqi, synojnë të reduktojnë qarkullimin në vend gjatë periudhës së festave duke kufizuar tubimet.