Top News–“Maşallah #Bayraktar”, Arma sekrete e Ukrainës kundër Rusisë…po vijnë edhe shumë të tjerë
02/03/2022 14:15

Në një video që u bë virale në tëitter, mbrëmjen e të dielës, një shpërthim i stërmadh shihet mbi atë që duket si një autokolonë mjetesh ruse, duke shënuar një goditje direkte mbi sistemin e raketave tokë ajër. Imazhi, i postuar nga forcat e armatosura ukrainase, është vetëm një prej të shumtëve që janë shfaqur në mediat sociale kohët e fundit e që tregojnë pasojat shkatërrimtare të sulmeve me dronë të Ukrainës, mbi trupat ruse. Videoja ka marrë me miliona shikime: “Frikësohuni, armiq! Nuk do të ketë paqe për ju mbi tokë!” shkruanin forcat e armatosura ukrainase nën të. Dhe ylli i kësaj videoje dhe shumë të tjerave ëhstë Bajraktar TB2, droni turk që ushtria ukrainase e ka përdorur shpesh kundër forcave ruse këto ditë. Të martën, ushtria ukrainase tha se dronët Bajraktar kishin shkatërruar një tank dhe dy sisteme raketore tokë-ajër gjatë natës. Në video të tjera të ndara në Tëitter, dronët Bajraktar, që përdoren nga ushtria që prej 2021, shihen teksa hedhin në erë atë që duket se është një autokolonë furnizimi ruse dhe një grup kamionësh që e shoqërojnë. Dronët janë të vegjël dhe të lehtë, rreth 7 herë më të lehtë se droni Reaper i ushtrisë amerikane, me një shtrirje krahësh prej 12 metrash që i lejon të qëndrojnë në qiell për deri në 30 orë. Secili dron mund të mbajë katër raketa me rreze lazer. Dhe fushata ukrainase me dronë, ka bërë që të ngadalësohet ndjeshëm avancimi i rusisë. Ndërkohë që ministri ukrainas i mbrojtjes, tha të premten se vendi do të merrte një seri të re raketash Stinger dhe Javelin, nga jashtë, përfshirë edhe një ngarkesë të re me dronët e shumë-adhuruar turq.

Top News- Frikë për përshkallëzim nga Rusia/ Siguria në veri, NATO ristrukturon komandën
04/12 21:10
Top Channel/ Dasma mes luftës! E rrallë në Gaza, martohen 54 çifte!
04/12 20:09
Top Channel/ Hetimi tronditës i Anglisë: Putin urdhëroi eliminimin e agjentit të dyfishtë rus
04/12 20:00
Top Channel/ Macron: SHBA do e tradhtojë Ukrainën! “Der Spiegel” zbardh bisedat e liderëve europianë
04/12 19:57
Top News – Putin urdhëroi vrasjen me Novichok / Britania ndëshkon Rusinë me sanksione pas hetimit
04/12 15:32
Top News-Putin në Indi për të sfiduar Trumpin/ Vizitë shtetërore dy-ditore, synon rritjen e tregtisë
04/12 15:20
Top News – SHBA do të ‘tradhtojë’ Ukrainën / Macron paralajmëron Zelenskin dhe liderët evropianë
04/12 14:58
Top News – Gazi që të bën të qeshësh, vret / Makina ra në pishinë, vdesin 3 të rinj, hetim në Francë
04/12 14:57
Top Channel/ Putin “ultimatum”: “Ukraina të lëshojë Donbasin, ose do ta marrim me forcë”!
04/12 14:48
Top News – Në gjueti për nëndetëset ruse / Anijet luftarake britanike dhe norvegjeze bëhen bashkë
04/12 14:08
Top News – Turqia ndërton nëndetësen MILDEN / ‘Superfuqi’, rritet industria vendase e mbrojtjes
04/12 13:56
Top News – Trump, armiku i Evropës / Kështu e sheh gjysma e evropianëve, sondazh në nëntë shtete
04/12 13:53
Top News – Me ushtri ose me marrëveshje…Putin: Do marrim gjithë rajonin e Donbasit nga Ukraina
04/12 13:46
Top News – Rruga drejt paqes në Ukrainë e paqartë / Trump i dëshpëruar, negociatorët gati për takim
04/12 13:21
Top Channel/ Gjermania ndryshon rregullat: Kush gënjen për të marrë nënshtetësinë, do dënohet!
04/12 11:28
Top Channel/ SHBA pezulloi emigracionin nga 19 vende, Trump: Listën do e çojmë në 30 shtete!
04/12 11:27
Top News-Misteri më i madh ajror në histori / 7 teori të çmendura për MH370, nga rrëmbimi te rrëzimi
04/12 11:15
Top Channel/ Europa “i përgjigjet” Rusisë”: Arrihet marrëveshja për bllokimin e gazit rus!
04/12 11:13
Top Channel/ Trump rikthen kritikat për Ukrainën: Ta kishte pranuar ujdinë në fillim të luftës!
04/12 11:12
Top News – Arrow 3 e Izraelit ngrihet në Gjermani/Sistemi i mbrojtjes shkatërron raketat në hapësirë
04/12 11:08
BILETA Portokalli - Bileta