Janë arrestuar pas denoncimit të Fiks Fare, të masakrës mjedisore në sonën turistike të Ksamilit, inspektori i zonës së Butrintit Çane ALiaj dhe specialisti i Ksamilit pranë ARZM Vlorë, Sokol Xhyheri. Ndërkohë, për veprën penale “Shpërdorim i detyrës janë vënë nën hetim drejtori i ARZM Vlorë Nexhip Hysolakoj, inspektori i Inspektoriatit Shtetëror të Mjedisit, Pyjeve, Ujërave dhe Turizmit, Nertil Cumani dhe inspektori i IVMT-së, Besian Koçi. Këta të fundit akuzohen se në shpërdorim të detyrës, kanë lejuar aktivitetet e paligjshme në zonën e Pemës së Thatë dhe në Butrint, në dëm të mjedisit.