Dy persona të tjerë, shtetas maqedonas janë përfshirë në sulmin e Vjenës përvec Kujtim Fejzullahut. Lajmin e pohoi ministria e brendshme maqedonase, e cila citon listën e policisë austriake e cila I është dorëzuar policisë në vendin fqinj. Ministri i Brendshëm austriak, Karl Nehammer, deklaroi se të dhënat e mbledhura deri më tani nuk tregojnë të ketë pasur dhe një sulmes të dytë, edhe pse kjo nuk është ende përfundimtare.