Në jo pak raste ministri i jashtëm rus ka përmendur Kosovën, që nga fillimi i luftës në Ukrainë. Fillimisht ai deklaroi se luftëtarë kosovarë po luftonin në Ukrainë, kundër rusisë por nuk është mjaftuar me kaq. Së fundi, ai ka mohuar masakrën e 15 janarit 1999 në Recak të Kosovës, ku forcat serbe masakruan dhjetëra shqiptarë. Ai ka krahasuar masakrën e Buchas, të kryer nga ushtria ruse në Ukrainë, me masakrën e Recakut dhe tha se të dyja janë të inskenuara. Në një intervistë për Izvestia, Lavrov tha se masakra e Reçakut nuk ekziston.