Një qytet i vogël malor në Kanada është tronditur nga një prej sulmeve më të rënda në një shkollë në dekada, pasi një person i armatosur vrau të paktën nëntë persona. Ngjarja e rëndë ndodhi të martën pasdite në shkollën e mesme të Tumbler Ridge, një komunitet me rreth 2,400 banorë. Sipas policisë, në momentin e mbërritjes në vendngjarje u gjetën gjashtë persona të pajetë dhe dhjetëra të plagosur. Një tjetër viktimë humbi jetën gjatë transportit për në spital. Po ashtu, autorja e dyshuar u gjet e vdekur brenda ambienteve të shkollës, teksa dyshohet se u vetëvra pas sulmit. Hetuesit besojnë se ai ka vrarë edhe dy persona të tjerë, trupat e të cilëve u zbuluan në një banesë brenda qytetit.