Avokatët Genc Gjokutaj dhe Sokol Mëngjesi i kërkojnë Gjykatës së Posaçme të konstatojë humbjen e fuqisë së masave shtrënguese të caktuara ndaj Sali Berishës. Avokatët me prokurë të ish kryeministrit e argumentojnë mosparaqitjen e tij përpara oficeres së policisë gjyqësore Adelajda Metaj, me arsyetimin se masa shtrënguese e ka humbur fuqinë pasi nuk është zbardhur vendimi brenda afatit ligjor.