Top News/‘Marshi i Paqes’ drejt Srebrenicës / Nderohen viktimat e gjenocidit, tre ditë ecje në këmbë
08/07/2024 12:17

Më 8 korrik, më shumë se 4.000 pjesëmarrës u nisën nga Nezuku, afër Tuzlës, në një marshim prej 100 kilometrash drejt Srebrenicës. “Marshi i Paqes” organizohet për të nderuar viktimat e gjenocidit të vitit 1995 të kryer në zonën që ishte nën mbrojtjen e Kombeve të Bashkuara. Pjesëmarrësit do të ecin për tre ditë në të njëjtat rrugë ku ecën edhe banorët e Srebrenicës, teksa tentonin të kalonin në Tuzla apo Kladnje në korrik të vitit 1995. Pjesëmarrësit planifikojnë të arrijnë në Potoçari më 10 korrik, në mënyrë që një ditë më pas të marrin pjesë në ngjarjet që shënojnë përvjetorin e gjenocidit dhe funeralet kolektive në Qendrën Memoriale për Srebrenicën në Potoçari. “Marshi i Paqes” organizohet që nga viti 2005 dhe numri i pjesëmarrësve është rritur çdo vit. Qëllimi i kësaj ngjarjeje është që të ndërtojë, përmirësojë dhe nxisë kulturën e përkujtimit të gjenocidit kundër boshnjakëve në Srebrenicë. Gjatë ecjes treditore, pjesëmarrësit do të kryejnë mbi 30 kilometra në ditë. Rruga është e shënjuar dhe pjesëmarrësve u jepet ujë, ushqim dhe ndihmë mjekësore, nëse është e nevojshme. Në korrik të vitit 1995, trupat e Ushtrisë së Republikës Sërpska vranë më shumë se 8.300 boshnjakë në Srebrenicë dhe qytetet përreth. Më 2007, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë vendosi se Ushtria e Republikës Sërpska kreu gjenocid në Srebrenicë. Në atë kohë, Srebrenica ishte zonë e mbrojtur e OKB-së. Gjykata e konsideroi Serbinë fajtore për mosparandalimin e gjenocidit e po ashtu tha se Serbia ka shkelur obligimin për të ndëshkuar autorët e gjenocidit.

Top News – Zhytje e zjarrtë me 40 mijë km në orë / Ekuipazhi i ARTEMIS II kthehet ‘me gjëra të mira’
09/04 11:19
Top News – 100 sulme në vetëm 10 minuta / Izraeli rrafshon Libanin, dita më vdekjeprurëse e luftës
09/04 11:18
Top News- Ushtria amerikane mbetet pranë Iranit / Trump kërcënon me veprime nëse prishet armëpushimi
09/04 11:10
Top News – Izraeli në ‘luftë të përjetshme’…ndërsa SHBA dhe Irani flasin për armëpushim
09/04 11:10
Top Channel/Marrëveshja SHBA-Iran, cfarë dihet deri tani? Ndryshe versionet në anglisht e persisht?!
09/04 11:06
Top News – ‘Armëpushimi u shkel’. Irani – U sulmua Libani, SHBA e do ‘tortën’ për vete
09/04 09:44
Top News – Irani e SHBA ulen në tryezë. Negociata mes armëpushimit të brishtë
09/04 09:44
Top Channel/ 200 të vrarë nga Izraeli, Irani vendos Libani, si kusht për paqen
08/04 23:08
Top News- Re gjigande tymi e zjarr, avionët luftarakë izraelitë rrafshojnë ndërtesat në Libani
08/04 23:00
Top News-Si e çoi Trump SHBA-në drejt luftës me Iranin: Zbardhen bisedat sekrete në “Situation Room”
08/04 22:49
Top News- “E kemi gishtin tek këmbëza”, Netanyahu mesazh të prerë për Iranin
08/04 22:48
Top News- Armëpushimi SHBA-Iran nuk e ndal luftën në rajon, Izraeli do shfarosë Hezbollah
08/04 22:45
Top Channel/ SHBA-Iran, takim paqeje në Pakistan të shtunën
08/04 22:42
Top Channel/ Zbulohet plani, Irani do taksë në “Bitcoin” për çdo fuçi naftë
08/04 22:41
Top Channel/ Opozita izraelite kritikon Netanyahun pas armëpushimit me Iranin: Dështim katastrofik
08/04 22:31
Top News- Lufta me Iranin ndan amerikanët, demokratët kundër Trump: Ta frenojmë
08/04 22:20
Top Channel/ ‘Ne i ndaluam sulmet ndaj Iranit që në 3 të mëngjesit’, ushtria izraelite: Në Liban…
08/04 20:14
Top Channel/JD Vance ndërpritet nga telefonata e Trump gjatë fushatës elektorale të Orban në Hungari
08/04 20:12
Top Channel/ Kush fitoi dhe kush humbi? “Pazari i madh” për Hormuzin
08/04 20:00
Top Channel/ Irani bllokon sërish Hormuzin! Armëpushim me SHBA në rrezik
08/04 19:58