Top News – Marrëveshje për vaksinimin/ Po negociohet mes Shqipërisë dhe BE
10/03/2021 16:52

Një marrëveshje për infrastrukturën e vaksinimit dhe rritjen e mëtejshme të dozave të vaksinës antiCOVID, pritet të nënshkruhet mes Qeverisë Shqiptare dhe Bashkimit Europian. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu dhe Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri Luigi Soreca, u shprehën se po punohet për finalizimin e marrëveshjes, gjatë ceremonisë së dorëzimit të pajisjes së re të skanerit të avancuar, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, pjesë e paketës mbështetëse të Bashkimit Europian. “Sfida e rradhës e të gjithëve ne është vaksina. Dhe unë jam shpresëplotë që marrëveshja me Bashkimin Europian do të finalizohet shumë shpejt. Për të vijuar për të siguruar vaksinimin edhe në vazhdim, paralel me çfarë qeveria shqiptare është duke bërë. Ne presim javën që vjen, në fillim të javës, rreth 9 mijë doza të tjera të vaksinës Pfizer. Qeveria shqiptare aktualisht ka parapaguar dozat për 800 mijë qytetarë, qoftë nëpërmjet instrumentit Covax, qoftë nëpërmjet kontratës direkte me Pfizer-in. Dhe po vijojmë të negociojmë për të patur kontrata të tjera. Vaksnimi është sfidë, është një proces, është një qëllim në vetvete për të përshkruar me shpejtësi kilometrin e fundit drejt fillimit të fundit të pandemisë” Ndërsa ambasadori soreca tha se së bashku po negociojmë për një marrëveshje, dhe për një grant prej më shumë se 11 milion euro për vaksinat. Sipas tij marrëveshja përfshin edhe blerjen e pajisjeve për të shpërndarë vaksinat, por gjithashtu dhe blerjen e vaksinave. Gjatë ceremonisë së organizuar në ambientet e QSUT, Ministrja Manastirliu vlerësoi mbështetjen e vendeve të Bashkimit Europian në këtë vit të pandemisë. “Kemi nxjerrë shumë mësime këtë vit dhe një prej mësimeve të mësuara është se solidariteti ishte arma e fuqishme, në momente shumë të vështira të kësaj pandemie. Investimet e bëra nga qeveria shqiptare dhe pajisjet e ardhura nga Bashkimi Europian e kanë fuqizuar sistemin tonë shëndetësor, kanë fuqizuar spitalet tona, jo vetëm në Tiranë por në të gjithë Shqipërinë dhe kjo ka qenë një pikë e fortë në menaxhimin e sukseshëm të pandemisë, pavarësishtë gjithë problematikave, sigurisht nuk themi që kemi qenë perfekt, por jemi përpjekur me të gjithë kapacitetet tona, me të gjithë forcën tonë dhe mbi të gjithë me armatën tonë të mjekëve dhe infermierëve”. Ambasadori Luigi Soreca ka vlerësuar bluzat e bardha në Shqipëri, duke u shprehur se edhe vetë ka zgjedhur të trajtohet nga mjekët këtu gjatë kohës që u infektua me covid 19. Bashkimi Europian gjatë pandemisë ka ndihmuar për pajisje mjekësore si monitorë, respiratorë, autoambulanca, grafi, etj dhe kjo është mbështetja e tetë në këtë vit pandemie e BE për spitalet COVID si dhe spitalet rajonale në vend.

Top Channel/ Tetë orë protestë në Tiranë. Përplasje mes PD dhe protestuesve të tjerë
07/11 23:19
Top Channel/ Aksident në punë, vdes minatori. Shembet masivi i kromit dhe zë poshtë 62-vjeçarin
07/11 23:07
Top Channel/ Berisha mohon se përçau protestën. Bën thirrje për bashkim, pavarësisht dallimeve
07/11 22:58
Top Channel/ Asfiksohen pas zjarrit në Lezhë. Një cigare e lënë ndezur, rrezikoi pallatin në Lezhë
07/11 22:53
Top Channel/ Një grua drejton PD-në e Fierit. Enkelejda Veliu fiton garën për kryetare
07/11 22:51
Top Channel/“Falenderoj Zotin për fitoren”.Harito Zoto merr drejtimin e Partisë Demokratike në Korçë
07/11 22:48
Tensionohet protesta para Kryeministrisë, hidhen fishekzjarrë drejt autoboteve
07/11 22:30
Top Channel/ Fitoi zgjedhjet për kreun e PD, kandidatja e Fierit nis festën e “çmendur”
07/11 22:02
Top Channel/ Protestë me molotovë! Përplasje te Ministria e Arsimit, turma u zhvendos në Bulevard
07/11 20:33
Top Channel/ Rimblidhen protestuesit! Policia përdori gaz dhe autobote me ujë, ka shoqërime
07/11 20:31
Top Channel/ Incidente në protestë! U thirr edhe nga PD, përplasje verbale mes protestuesve
07/11 19:46
Top Channel/ Policia nuk ua kursen ujin protestuesve, i shpërndan nga bulevardi
07/11 18:30
Top News – Plas te Kryeministria! Policia hedh ujë dhe gaz lotsjellës
07/11 17:33
Top Channel/ Përleshje në distancë te Kryeministria, lazer drejt autobotit. Policia hedh ujë
07/11 17:29
Top Channel/ Vijon “tradita”, dy protestuesit e maskuar ngacmojnë policinë nga distanca
07/11 17:28
Top News – Tjetër aksident në minierat e Bulqizës. 62 vjeçarin e zë masivi i kromit, ndërron jetë
07/11 17:06
Top Channel/ Aksident në Lushnjë-Rrogozhinë,ndërhyjnë zjarrfikësit për të nxjerrë shoferin 83-vjeçar
07/11 16:44
Top News – Shoqërohet një protestues, policia ‘e ngre’ në ajër
07/11 16:20
Top News – Gurë e zjarr te Ministria e Arsimit, policia me spraj dhe ujë me presion
07/11 16:19
Top Channel/ Si në filma, protestuesit i qëndrojnë para autoboteve që hedhin ujë
07/11 16:16