Presidenti Ilir Meta nuk ka ngurruar asnjëherë që të shfaqë hapur vlerësimin e tij për ish-kryeministrin Sali Berisha. Edhe kur ishte në krye të Kuvendit ai do të theksonte se për Berishën kishte vlerësim dhe në sajë të vlerësimit e kishte lejuar të flasë në Kuvend aq sa edhe kryeministri Rama. Këtë qëndrim konstant të tij, Meta do e rishfaqte për shqiptarët, kur nuk ka asnjë ngurrim të shprehet se Berisha është si vera, sa më e vjetër aq më e mirë dhe në rastin e tij, më demokrat bëhet.