Top News – Maqedonia e Veriut/ 4 viktima dhe 52 raste të reja
29/05/2020 19:25

Maqedonia e Veriut regjistroi të premten katër viktima të reja nga Covid-19. Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë së këtij vendi, tre viktima janë nga Shkupi, të moshës 73,76 dhe 82 vjeçe dhe një nga Tetova i moshës 55 vjeçe. Me këto viktima numri i përgjithshëm i atyre që kanë humbur betejën me Covid-19 në vend ka mbërritur në 125. Janë regjistruar ndërkohë edhe 52 raste të reja të koronavirusi, shifër ditore kjo më e larta që nga muaji prill, kur vendi ndodhej pranë majës së epidemisë. Drejtuesit e institucioneve kanë shprehur shqetësim në lidhje me rritjen e numrit të të infektuarve duke bërë thirrje për kujdes të shtuar. Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe tha se mosrespektimi i masave mund të çojë në rikthimin e kufizimeve. “Dua të bëjë qartë se do të zbatojmë kufizime në disa vende nëse gjendja epidemiologjike e kërkon një gjë të tillë, do të analizojmë të dhënat edhe gjatë fundjavës dhe do të shohim se si duhet të veprojmë”, deklaroi Filipçe duke kërkuar nga Ministria e Punëve të Brendshme angazhim më të madh për të garantuar respektimin e masave të Komisionit të Sëmundjeve Infektive. Numri i të infektuarve me koronavirus në Maqedoninë e Veriut ka shkuar në mbi 2,100. 487 raste ende janë aktiv, kurse mbi 1,500 janë shëruar.

Top News – Shqipëria në listën e kuqe gjermane/ Maqedonia, 15 viktima në një ditë, do mbyllë kufijtë
02/07 19:42
Top News – Maqedonia e Veriut/ Mbyll kufirin me Serbinë e Kosovën
02/07 15:18
Debati për statusin e Shën Sofisë/ SHBA në krah të Greqisë: Turqia ta mbajë muze
02/07 03:00
Top News – Covid 19 në Maqedoni/ Bie numri i viktimave
01/07 20:06
Greqia ndryshon vendim/ Hapja e kufirit me 1 korrik, ja kush lejohet që të kalojë
01/07 08:31
Top News – Befason Vuçiç/ “I gatshëm të takohem me Thaçin”
30/06 19:10
Top News – Dita e dytë e qëndrimit/ Rama takon Shpend Ahmetin
30/06 13:08
Top News – Vetëizolimi në Maqedoni/ Personat s’japin kontakte të sakta
28/06 12:16
Top News – Zyrtarët e lartë Serbe/ Me covid pasi festuan fitoren
27/06 17:31
Top News – Kufiri me Shqipërinë/ Greqi, i mbyllur edhe për disa ditë
26/06 19:55
Top News – Kufijtë e Ballkanit/ “Hapet” Maqedonia e Veriut
26/06 19:53
Greqia shtyn hapjen e kufirit/ BE e vendos Shqipërinë dhe Kosovën në listën e vendeve që do të hapë kufirin
26/06 19:49
Top News – Tensionet Greqi-Turqi/ Mitsotakis bisedë me Erdogan
26/06 19:34
Top News – Komisioni Europian aktivizohet, mbështet rifillimin e dialogut Kosovë-Serbi!
26/06 16:10
Top News – Vuçiç për aktakuzën: Serbia të tregojë vetëpërmbajtje
26/06 14:55
Top News – Beyer: Akuzat e Speciales nuk ia ulin meritat UÇK-së
26/06 14:15
Top News – Trazira, Mali i Zi/ Arrestohet dhjetëra protestues
25/06 14:52
Top News – Maqedoni e veriut/ Tetë viktima e 135 të infektuar
24/06 18:47
Top News – 8 Grekë dhe 6 Shqiptarë/ Shkatërrohet banda e trafikantëve
23/06 21:03
Top News – Para takimit në SHBA/ Vuçiç konsultohet me Putin
23/06 20:55