Top News – Maqedoni e veriut/ 25 viktima dhe 1064 të infektuar
13/11/2020 22:06

Maqedonia e Veriut të premten ka regjistruar 25 persona të vdekur nga COVID-19, ndërsa 1.064 të infektuar dhe 507 të shëruar, bazuar në raportin e Institutit të Shëndetit Publik që i referohet 3.096 testeve të bëra në 24 orët e fundit. Numri i përgjithshëm i të vdekurve ka arritur 1.263 persona, shumica prej të cilëve janë nga Shkupi. Në mesin e të vdekurve është edhe Shukri Fazliu, mjek specialist, 49 vjeç nga Kumanova, i cili vdiq në Klinikën Infektive në Shkup pas përkeqësimit të gjendjes të shkaktuar nga COVID -19. Që nga fillimi i pandemisë, në Maqedoninë e Veriut nga COVID-19 jetën e kanë humbur 12 mjekë. Sa i përket të infektuarve, sipas Institutit të Shëndetit Publik, Shkupi sërish mbetet qytetit me numrin më të lartë të të infektuarve, më 541 të diagnostikuar ditën e premte. Në Klinikën Infektive në Shkup dhe qendra tjera shëndetësore janë të shtruar mbi një mijë persona, shumica prej të cilëve janë në oksigjeno-terapi. Deri më tani në Maqedoninë e Veriut me COVID-19 janë diagnostikuar 44.898 persona, prej tyre 26.289 janë shëruar, ndërsa raste aktive janë 17.346 persona. Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, tha se pret që në dy javët e ardhshme, masat në fuqi për mbrojtje nga COVID-19 të japin efektet e para dhe numri i të infektuarve me COVID-19 të stabilizohet. “Ne presim që në periudhën që kemi përpara, në dy javët e ardhshme, të shohim efektet e masave kufizuese. Ne presim që numri i pacientëve të diagnostikuar të stabilizohet dhe të ulet numri i të infektuarve, tha Filipçe.

Top News- Beogradi në mosbindje civile/ Policia heq bllokadat, nis arrestimin e studentëve
04/07 14:59
Top News- Autorët e ‘Banjskës’, afër Vuçiç/ BE: Rasti po ndiqet, duhet llogaridhënie për sulmin
04/07 12:20
Top News- BE ‘inatoset’ me Vuçiç pas rrahjes së studentëve, i jep mesazh të prerë
04/07 11:32
Top News – Vuçiç, raprezalje natën. Policia shpërndan me dhunë protestuesit në Serbi
03/07 12:19
Top Channel/ Vuçiçi humbet qetësinë: Policia rreh egërsisht protestuesit në Beograd!
03/07 11:35
Top News – Flakët djegin Kretën. Zjarr masiv në ishull, zhvendosen mijëra persona
03/07 11:27
Top News- Operacion antidrogë në Greqi/ Shkatërrohet rrjeti kriminal greko-shqiptar
03/07 10:45
Top News- Beogradi në ‘bllokadë’ prej 4 ditësh/Vazhdon mosbindja civile, dhjetëra persona të ndaluar
02/07 15:21
Top News- Vuçiçit s’i pëlqejnë urat e Kurtit /Ankohet në BE, ‘po ndërtohen pa miratimin tonë’
02/07 14:29
Top News- Takimi ‘i gjatë’ me Von der Leyen/ KE mohon deklaratën e Vuçiç: U takuan rastësisht
02/07 12:23
Top News- ‘Do të arrestoheni të gjithë’/ Vuçiç nxjerr ushtrinë në rrugë kundër studentëve
02/07 11:08
Top News – Serbia, ‘djepi i vampirëve’ / Fshati serb në kërkim të famës dhe turistëve
30/06 15:46
Top News – Revolucion me ngjyra në Serbi / Rusia i del në krah Vuçiçit: Përpjekje për ta rrëzuar
30/06 15:18
Top Channel/ Banjska, të akuzuarit “shumë pranë Vuçiçtit”, Kurti: E shihni që patëm të drejtë?!
30/06 14:56
Top News- Kurti i rikthehet ‘Banjskës’/ Drejton gishtin nga Vuçiç si organizator i sulmit
30/06 14:50
Top News- Milionat e BE për rritjen/ Marta Kos mbledh në Shkup udhëheqësit e Ballkanit
30/06 13:17
Top Channel/ Marta Kos në Shkup: Liderët e Ballkanit mblidhen për Planin e Rritjes!
30/06 11:52
Top Channel/ “Nuk ka dorëzim”, protestat në Serbi, flamur me hartën e Kosovës – hiqen barrikadat!
30/06 10:49
Top Channel/ Tronditet Vuçiçi! Serbët të gjithë në protestë kundër tij
28/06 22:59
Top News- Vlon Serbia, protesta pro dhe kundër Vuçiç…studentët s’bëjnë pas
28/06 21:23