Top News/ Mandati i Xhaçkës, jo në Kushtetuese /Socialistët abstenojnë, rrëzohet projektvendimi
13/09/2024 11:35

Për herë të tretë socialistët vendosën të mos e kalojnë në Gjykatën Kushtetuese mandatin e Olta Xhaçkës. Në ndryshim nga herët e kaluara, kësaj here deputetët e PS zgjodhën të abstenonin. Gjatë orëve të vona të mesnatës të së entjes, projektvendimi u rrëzua me 25 vota pro, 9 kundër, 65 abstenim. Përfundimi edhe kësaj here mbeti I njëjtë pavarësisht konkludimit të dhënë nga Gjykata Kushtetuese që theksoi se fuqia e vendimeve të saj është e barabartë me fuqinë e ligjit. Opozita kërkon që ish ministres së Jashtme t’i hiqet mandati pasi është në konflikt interesi pasi bashkëshorti i saj Artan Gaçi ka përfituar statusin e investitorit strategjik. Për këtë pretendim 14 deputetë demokratë iu drejtuan në muajin qershor të vitit 2022 parlamentit duke kërkuar përfundimin e mandatit. një mocion I ngjashëm u paraqit dhe nga deputetë të tjerë të opozitës. Ndërkohë vetë Olta Xhaçka ka këmbëngulur se nuk ka përfituar asnjë lek nga fondet publike. Por edhe pse parlamenti I rrëzoi këto kërkesa, demokratët iu drejtuan gjykatë Kushtetuese e cila i dha të drejtë 1 të dhjetës së deputetëve duke rrëzuar vendimin e parlamentit dhe duke vlerësuar se çështja duhej trajtuar prej saj dhe jo nga Kuvendi. Ndërsa rrëzoi kërkesën tjetër. Por sot mbetet ende e paqartë se si do të veprohet me këtë çështje. Ndërkohë kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali u shpreh pas votimit se do t’I drejtohej Komisionit të Venecias për interpretimin e kësaj situate që ka vendosur përballë Parlamentin dhe Kushtetuesen.

Top Channel/ Hidhen molotovë drejt Kryeministrisë, protestuesit vendosin në flakë një karrige
21/10 18:17
Top News – Protestat në Shqipëri dhe Gjeorgji. Tbilisi akuzon BE për qëndrim me dy standarde
21/10 17:27
Top Channel/ Protesta në ditën e nëntë. Tubim më i qetë në rrugën e Durrësit
21/10 16:00
Top Channel/ Protesta në ditën e nëntë. Tubim më i qetë te ministria e Arsimit dhe Kryeministria
21/10 16:00
Top News – Karriget hidhen sërish. Oferta e dytë e Ramës për dialog refuzohet nga studentët
21/10 15:41
Top Channel/ “Dhuna traumatizon të miturit”. Sociologia: Shkakton ankth, stres dhe humbje të besimit
21/10 15:24
Top Channel/ Avokati i Popullit heton dhunën: 118 persona në ambiente me kapacitet për 60
21/10 15:23
Top Channel/ Protestat përfshijnë Greqinë. Studentë kërkojnë uljen e kostos së jetesës e studimeve
21/10 15:21
Top Channel/ Franca nxjerr ushtrinë në rrugë. Mobilizimi para protestave të së shtunës
21/10 15:20
Top Channel/ Fischer: Dhuna nuk sjell zgjidhje. Historiani amerikan: Korrupsioni shqetësim serioz
21/10 15:18
Top Channel/ Kuvendi rikthehet pas protestave. Territorialja në rend dite, Rama udhëton drejt Budvës
21/10 15:14
Top Channel/ Rama: Masa të ashpra për dhunën. Regjistër për protestuesit e dhunshëm
21/10 15:11
Top News- Trazirat në ditën 8, 11 të arrestuar/ Policia ndalon autorin e zjarrit në Komisariatin 3
21/10 15:11
Top Channel/ Pedagogët në protestë. Sindikata shpall bojkot. Protestuesit përmbysin karriget e Ramës
21/10 15:09
Top Channel/ Putin “i bindet” kërkesës së Trumpit: Rusia liron qytetarin amerikan Stephen Hubbard!
21/10 15:06
Top News – Rama: Një pakicë kinse pedagogësh nuk dënojnë dhunën
21/10 15:05
Top News – Rama për studentët: Paguajmë gjysmën e qirasë për ata që plotësojnë kushtet
21/10 14:27
Top News – Sejko garanton qytetarët. ‘Sistemi bankar, plotësisht funksional dhe me likuiditet’
21/10 14:14
Top Channel/ Protestat e dhunshme, Ministria e Drejtësisë merr masa, vendos dritare hekuri
21/10 14:14
Top Channel/ Në Gjirokastër nuk ka bojkot/“Eqrem Çabej” vijon mësimin, rektori:S’e njohim sindikatën
21/10 13:58