Stabilizimi i situatës pandemike në vendin tonë, vecse ka sjellë një lehtësim për të gjithë qytetarët, e sidomos për moshën e tretë të cilët kanë ndenjur pothuajse të izolouar gjatë kësaj periudhë, ka dhënë një tjetër efekt pozitiv. Republika e Malit të Zi këtë të premte ka hequr të gjitha masat anti covid në kufi me Shqipërinë. Në muajin dhjetor ku rastet e infektimit në vend pësuar një rritje drastike, Mali i zi por edhe vendet e tjerta fqinje, vendosën të merrnin një sërë masash për kalimin e shqiptarëve në kufirin malazez. Ministria për Europën dhe Punet e Jashtme përmes një postimi në Facebook, bëri me dije se Mali i Zi ka hequr cdo masë kufizuese, ndërsa shton se duke filluar nga kjo e premte, nuk do të jetë e nevojshme paraqitja e një testi negative apo demonstrimi i certifikatës së vaksnimit.