Top News – Makinat fluturuese, para vitit 2030/ Hyundai, pararojë e transportit ajror urban
29/06/2021 20:31

Makinat fluturuese do të jenë një realitet në qytetet anembanë globit deri në fund të kësaj dekade, sipas një prodhuesi kryesor të makinave, që do të ndihmojnë në pakësimin e trafikut dhe të ndotjes nga automjetet. Michael Cole, zyrtar i lartë i prodhuesit koreanojugor të makinave, Hyundai, tha se kompania ka bërë disa "investime shumë të rëndësishme" në fushën e transportit ajror urban, duke shtuar: "Ne besojmë se me të vërtetë është pjesë e së ardhmes, por duhet edhe pak kohë para se ta bëjmë realitet. Ne mendojmë se deri në pjesën e fundit të kësaj dekade sigurisht, transporti ajror urban do të ofrojë mundësi të shkëlqyeshme për të çliruar trafikun në qytete, për të ndihmuar me ndotjen, qoftë kjo lëvizje brenda qytetit apo edhe ndërmjet qyteteve". Kompania e shfaqi konceptin e saj të makinës fluturuese, të zhvilluar në bashkëpunim me kompaninë e shërbimeve taksi Uber, në Consumer Electronics Shoë në Las Vegas, në janar 2020. Hyundai është gjithashtu e përfshirë në projektin e aeroportit të parë pa pistë në Mbretërinë e Bashkuar, i projektuar për aeroplanë që janë të aftë për ngritje dhe ulje vertikale elektrike (eVTOL), i planifikuar të hapet në Coventry brenda këtij viti. "Aeroporti urban" mund të përdoret nga avionët, duke përfshirë edhe taksitë e ajrit dhe dronët e shërbimit postar.

Top News- Lituania mbyll aeroportet/ Balonat e kontrabandës alarmojnë sërish vendin e NATO-s
27/10 10:34
Top News- Luftë me dronë në kufirin ruso-ukrainas/ Raportohet për viktima në të dyja frontet
27/10 09:35
Top Channel/ Grabitja e bujshme e Luvrit, arrestohen dy persona, njëri u kap në aeroport
26/10 22:43
Top Channel/SHBA-Brazil drejt paqes tregtare.Trump shpall marrëveshje me 4 vende, pakt edhe me Kinën
26/10 19:44
Top News – Trump synon ‘të pushtojë’ Venezuelën / Motivi i përshkallëzimit të luftës kundër drogës
26/10 15:37
Top News – Po krijohet një stuhi e frikshme / ‘Melissa’ kërcënon me përmbytje katastrofike
26/10 15:37
Top News – 130 mln USD për trupat amerikane / Donatori misterioz ‘jep pagat’, qeveria e mbyllur
26/10 15:36
Top News – Më shumë sanksione për Rusinë / SHBA është gati, edhe Evropa të rrisë presionin
26/10 14:27
Top News – Kërcimi i Trump në Malajzi çmend rrjetin, aftmosferë festive në aeroport
26/10 14:14
Top News – Grabitja spektakolare e Luvrit / Arrestohen dy persona, asnjë shenjë nga xhevahiret
26/10 14:07
Top News – Çfarë është raketa Burevestnik e Putinit…? Kokë bërthamore, rreze veprimi e pakufizuar
26/10 13:57
Top News – Rrafshohen nërtesat në Kiev / Rusia sulmon ashpër, tre viktima dhe 31 të plagosur
26/10 13:23
Top News – Rusia teston superarmën bërthamore / Putin: ‘Çernobili fluturues’ ka rreze të pakufizuar
26/10 13:18
Top News – Tajlanda e Kamboxhia firmosin paqen / Nën sytë e Donald Trump, fillon samiti aziatik
26/10 13:12
Top News – ‘Nuk do të humb kohë me Putinin’ / Trump: E takoj vetëm nëse është gati për marrëveshje
26/10 12:37
Top News-Militantët kurdë tërhiqen nga Turqia / PKK nis procesin e çarmatimit, koordinim me qeverinë
26/10 12:34
Top Channel/ Rikthehet ora dimërore/Akrepat kthehen 60 min pas mesnatës mes së shtunës dhe së dielës
26/10 11:51
Top Channel/ Paqe nën diktatin e Trump/ Tajlanda e Kamboxhia firmosin marrëveshjen
26/10 11:35
Top Channel/ Tre të vrarë nga sulmet ruse/ Goditjet me dron, 29 të plagosur, mes tyre fëmijë
26/10 11:23
Top Channel/ Fqinjët e Rusisë gati për luftë/ Letoni, tabela ku njerëzit mund të fshihen në bunkerë
26/10 11:07
BILETA Portokalli - Bileta