Një pjesë e urës Francis Scott Key në Baltimore të Shteteve të Bashkuara është shembur, pasi u godit nga një anije e madhe të martën në mëngjes. Nuk raportohet për viktima, por besohet se disa njerëz dhe shumë automjete kanë rënë në ujë. Në orët e hershme të mëngjesit, një anije e madhe u përplas në urë dhe si pasojë shpërtheu në zjarr dhe u fundos. Si pasojë e shembjes së një pjese të urës, shumë vetura kanë rënë në ujë, raporton Associated Press.