Top News/ Majmunët bëhen të dhunshëm…’Luftë’ me njerëzit, qyteti lufton për rrugëzgjidhje
25/11/2024 14:47

Në një pasdite me diell në fshatin bregdetar Simon's Toën në Cape Toën, tre majmunë, babuinë chakma, shkaktojnë trazira, duke u ngjitur në çati, duke kërcyer mes ndërtesave dhe duke u lëkundur në ulluqe. Turistët e magjepsur ndalojnë për të fotografuar majmunët. Vendasit janë më pak të impresionuar: është një skenë e përditshme në fshatin e vendosur mes Oqeanit Atlantik dhe Parkut Kombëtar Table Mountain. Rreth 500 babuinë chakma, ndër speciet më të mëdha të majmunëve, që peshojnë deri në 40 kilogramë, bredhin nëpër gadishullin në jug të Cape Toënit, thotë Instituti Kombëtar i Biodiversitetit të Afrikës së Jugut. Dhe ndërsa zhvillimi njerëzor i shtyn ata drejt malit, larg nga habitati i tyre natyror, kafshët po hyjnë gjithnjë e më thellë në pronat e njerëzve, për të kërkuar fruta e perime në kopshte. Disa madje arrijnë të futen fshehurazi në shtëpi ku mund të bëjnë kërdinë. "Ata janë bërë kaq të guximshëm tani. Janë më të zbutur sesa duhet," thotë Duncan Loë, 60 vjeç, i cili drejton një dyqan akulloresh. Ata madje kanë filluar të bastisin edhe kuzhinat dhe të rrëmbejnë ushqimin nga pjatat në restorante. Në vitin 2021, qyteti asgjësoi një majmun famëkeq alfa-mashkull, i cili kishte terrorizuar banorët me më shumë se 40 bastisje për ushqim në kazanët e plehrave, në oborret dhe verandat e tyre, e ndonjëherë duke hyrë në shtëpi ndërsa njerëzit ishin brenda. Tani, tensioni mes njerëzve dhe babuinëve është "më i larti i parë ndonjëherë", thotë ekologu Justin O'Rian, i cili drejton Institutin për Komunitetet dhe Kafshët e Egra në Afrikë në Universitetin e Cape Toënit. Një babuin pranë një zone të egër dhe urbane është "kafsha më e vështirë në botë për t'u menaxhuar", shton ai. Ndërsa vendbanimet njerëzore zgjerohen pa pushim, babuinët po shtyhen drejt malit, ku kërkimi i ushqimit është më i vështirë. Ndaj ata kthejnë sytë nga kopshtet e njerëzve, me pemë frutore dhe pishina. Por, edhe sa do të mund të durojnë banorët...?

Top News- Rusia kërcënimi më i frikshëm për NATO-n, del raporti: Përpjekje dashakeqe për luftë
26/03 23:00
Top News- Zelensky “tregti” në Lindjen e Mesme: U mësoj si të ndalni Iranin por me jepni armë
26/03 22:53
Top Channel/ Vendimi i madh i Trump: Shtyn me 10 ditë sulmet ndaj Iranit
26/03 22:36
Top News- Trump paralajmëron Iranin: Nuk ka kthim prapa, bëhuni seriozë ose…
26/03 22:29
Top News- Orban akuzohet për kërcënim të votuesve: Para dhe drogë për të fituar zgjedhjet
26/03 22:28
Top Channel/ NATO jep alarmin: Rusia, kërcënimi më i madh i sigurisë
26/03 22:14
Top Channel/ Greqia rrit pagën minimale në 900 euro, ja kur hyn në fuqi
26/03 22:10
Top Channel/ Trump: Do jem makthi i Iranit! Shtojmë sulmet, nëse nuk ulen në negociata
26/03 20:01
Top Channel/ ‘Dua të vdes e bukur’, 25-vjeçarja zgjedh eutanazinë pas paralizës, rrëfimi i fundit
26/03 15:47
Top Channel/ Trump paralajmëron Iranin: Merreni seriozisht planin e paqes që u dërgova, s’keni kohë
26/03 15:26
Top News – I dhuron një çifte Kim Jong Unit…Lukashenko në Penian, firmosin traktatin e ‘miqësisë’
26/03 15:06
Top News- Trump shpërthen sërish kundër NATO-s: Nuk kemi nevojë për të, por nuk do ta harrojmë kurrë
26/03 14:56
Top Channel/ “Hallka e fshehtë”? Kush është njeriu me të cilin SHBA synon komunikimin në Iran!
26/03 14:43
Top Channel/ Korrupsioni, Marta Kos mbron deklaratën e saj: Duhet ndryshuar mentaliteti!
26/03 14:42
Top News – Mbante anakonda, pitonë dhe boa në bodrum / Policia zbulon reptilët, mbaheshin ilegalisht
26/03 14:16
Top News – Përgjegjës për mbylljen e Hormuzit / Izraeli vret shefin e marinës iraniane, sulm ajror
26/03 13:36
Top News – Armët, nga Ukraina në Lindjen e Mesme / Pentagoni devijon dërgesat, lufta në Iran vazhdon
26/03 13:34
Top News – Dy të vrarë në Abu Dhabi / U goditën nga mbetjet e një raketë të rrëzuar iraniane
26/03 13:27
Top News – Putin çon armë vdekjeprurëse në Iran / Dërgesa të fshehta dronësh dhe inteligjencë
26/03 13:24
Top News – Kina sfidon SHBA, më afër Hënës / Gara për hapësirën, ‘sytë tani nga Marsi’
26/03 13:23