Dy magazina të cilat ishin kthyer në fermë kanabisi janë zbuluar në Bushat të Shkodrës, ku janë sekuestruar lëndë narkotike, bimë dhe arrestuar 6 persona. Aksioni u zhvillua nga Policia e Shtetit pas informacioneve për një ambient I kthyer në bazë droge.