Top News – Mafia përdor TikTok për rekrutime/ Camorra, autoritetet italiane japin alarmin
14/03/2021 10:32

Në platformën tashmë të popullarizuar “TikTok”, njerëzit ndajnë video të ndryshme duke vallëzuar, aktruar apo duke bërë budallallëqe të ndryshme. Por mafia italiane që përmes “TikTokut” lavdërohet me luksin dhe pushtetin që e ka, tenton ta prezantojë veten si “cool” – duke rekrutuar në këtë mënyrë shumë të rinj. Një video 30 sekondëshe tregon fuqinë e krimit të organizuar: nën tingujt e muzikës së “shpirtit” njerëzit e Napolit, shihet edhe një grup prej 50 motoçiklistëve që “marshojnë” rrugëve të qytetit që kanë pak ndriçim. E nëse dikush nuk e ka të qartë për çfarë bëhet fjalë – aty është edhe simbol i mafias lokale – apo klanit të Camorras. “TikTok është bërë shumë i rëndësishëm për mafian. Me video të tilla ku shihen të rinjtë – pjesëtarë të klanit duke dërguar porosi: ne këtu jemi shefa”, shpjegon Marcelo Raveduto nga Universiteti i Salernos. Ai prej vitesh studion çdo veprim të mafias. Po kështu mendon edhe kreu i antimafias Italiane, Federico Kafiero de Raho, lidhur me rastet e krimit të organizuar. “Është një fenomen që çdo herë e më shumë është vërejtur muajve të fundit. Edhe pse nuk shfaqen skena të dhunshme, qëllimi i tyre është të tregojnë prezencën dhe fuqinë e tyre. Për këtë po i përdorin platformat siç është TikTok”, ka paralajmëruar ai gjatë një interviste dhënë për Republica, shkruan tg.

Top Channel/ Tetë orë protestë në Tiranë. Përplasje mes PD dhe protestuesve të tjerë
07/11 23:19
Top Channel/ Aksident në punë, vdes minatori. Shembet masivi i kromit dhe zë poshtë 62-vjeçarin
07/11 23:07
Top Channel/ Berisha mohon se përçau protestën. Bën thirrje për bashkim, pavarësisht dallimeve
07/11 22:58
Top Channel/ Asfiksohen pas zjarrit në Lezhë. Një cigare e lënë ndezur, rrezikoi pallatin në Lezhë
07/11 22:53
Top Channel/ Një grua drejton PD-në e Fierit. Enkelejda Veliu fiton garën për kryetare
07/11 22:51
Top Channel/“Falenderoj Zotin për fitoren”.Harito Zoto merr drejtimin e Partisë Demokratike në Korçë
07/11 22:48
Tensionohet protesta para Kryeministrisë, hidhen fishekzjarrë drejt autoboteve
07/11 22:30
Top Channel/ Fitoi zgjedhjet për kreun e PD, kandidatja e Fierit nis festën e “çmendur”
07/11 22:02
Top Channel/ Protestë me molotovë! Përplasje te Ministria e Arsimit, turma u zhvendos në Bulevard
07/11 20:33
Top Channel/ Rimblidhen protestuesit! Policia përdori gaz dhe autobote me ujë, ka shoqërime
07/11 20:31
Top Channel/ Incidente në protestë! U thirr edhe nga PD, përplasje verbale mes protestuesve
07/11 19:46
Top Channel/ Policia nuk ua kursen ujin protestuesve, i shpërndan nga bulevardi
07/11 18:30
Top News – Plas te Kryeministria! Policia hedh ujë dhe gaz lotsjellës
07/11 17:33
Top Channel/ Përleshje në distancë te Kryeministria, lazer drejt autobotit. Policia hedh ujë
07/11 17:29
Top Channel/ Vijon “tradita”, dy protestuesit e maskuar ngacmojnë policinë nga distanca
07/11 17:28
Top News – Tjetër aksident në minierat e Bulqizës. 62 vjeçarin e zë masivi i kromit, ndërron jetë
07/11 17:06
Top Channel/ Aksident në Lushnjë-Rrogozhinë,ndërhyjnë zjarrfikësit për të nxjerrë shoferin 83-vjeçar
07/11 16:44
Top News – Shoqërohet një protestues, policia ‘e ngre’ në ajër
07/11 16:20
Top News – Gurë e zjarr te Ministria e Arsimit, policia me spraj dhe ujë me presion
07/11 16:19
Top Channel/ Si në filma, protestuesit i qëndrojnë para autoboteve që hedhin ujë
07/11 16:16