Sasia e drogës e kapur të martën e 7 dhjetorit në Turqi kap vlerë marramendëse dhe konsiderohet si ndër më të preferuarat. Autoritetet kanë vijuar hetimin për zbardhjen e skemës, ndërsa informacione rreth ngarkesës janë bërë publike në media. Sipas analizës së bërë lënda e sekuestruar nuk është kanabis i zakonshëm, por raportohet si i modifikuar gjenetikisht. Ai njihet me emrin ‘skunk’. Aroma e tij e fortë ka bërë që të zëvendësojë hashashin, e madje të fitojë popullaritet tek përdoruesit.