Presidenti rus Vladimir Putin dhe homologu francez Emanuel Makron zhvilluan të martën një bisedë telefonike që zgjati rreth dy orë. Telefonata vjen pasi presidenti Macron, deklaroi të hënën e kaluar se kishte ndërprerë të gjitha bisedimet me Vladimir Putin, pas zbulimit të vrasjeve masive të civilëve në Ukrainë. Edhe pse pjesa më e madhe e bisedimeve janë mbajtur larg syve të publikut, Kremlini zyrtar ka zbuluar disa detaje nga negociatat.