Top News – Macron do të njohë Palestinën / Do tërbojë Izraelin, të tjerë do ndjekin shembullin
28/05/2025 12:15

Presidenti francez Emmanuel Macron po anon drejt njohjes së një shteti palestinez, por diplomatët dhe ekspertët thonë se një veprim i tillë mund të jetë një mënyrë e parakohshme dhe joefektive për të ushtruar presion mbi Izraelin që të ecë drejt një marrëveshjeje paqeje me palestinezët. Ata thonë se kjo mund të thellojë përçarjet, jo vetëm brenda Bashkimit Evropian tashmë të ndarë, por edhe me Shtetet e Bashkuara, aleatin më të fortë të Izraelit, dhe do të duhet të shoqërohet me masa të tjera si sanksione dhe ndalime tregtare nëse njohja do të ishte diçka më shumë se një gjest simbolik. Zyrtarët francezë po e shqyrtojnë këtë veprim përpara një konference të Kombeve të Bashkuara, të cilën Franca dhe Arabia Saudite po e organizojnë bashkë mes 17 dhe 20 qershorit, për të përcaktuar parametrat për një plan drejt krijimit të një shteti palestinez, duke garantuar njëkohësisht sigurinë e Izraelit. Nëse Macron do të hedhë hapin, Franca, shtëpia e komuniteteve më të mëdha hebraike dhe myslimane të Evropës, do të bëhej fuqia e parë perëndimore që do të njihte një shtet palestinez, duke i dhënë potencialisht një vrull më të madh një lëvizjeje të dominuar deri më tani nga kombe më të vogla që në përgjithësi janë më kritike ndaj Izraelit. "Nëse Franca lëviz, disa vende evropiane do ta ndjekin", tha për Reuters Ministri i Jashtëm Norvegjez Espen Barth Eide. Qëndrimi i Macronit ka ndryshuar mes ofensivës së intensifikuar të Izraelit në Gaza dhe dhunës së përshkallëzuar nga kolonët izraelitë në Bregun Perëndimor, dhe në Paris ekziston një ndjenjë gjithnjë e më e madhe urgjence për të vepruar tani përpara se ideja e një zgjidhjeje me dy shtete të zhduket përgjithmonë. "Duhet të kalojmë nga fjalët në vepra. Përballë fakteve në terren, perspektiva e një shteti palestinez duhet të ruhet. Masat e pakthyeshme dhe konkrete janë të nevojshme", tha një këshilltare e Macron. Diplomatët paralajmërojnë se ndërsa Macron tani favorizon lëvizjen, ai ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar dhe gjërat mund të ndryshojnë. Megjithatë, po punohet në këtë drejtim. Zyrtarët izraelitë kanë kaluar muaj duke lobuar për të parandaluar atë që disa e kanë përshkruar si "një bombë bërthamore" për marrëdhëniet dypalëshe. Ideja që Franca, një nga aleatët më të ngushtë të Izraelit dhe një anëtare e G7, mund të njohë një shtet palestinez, me siguri do ta zemëronte kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu. Kur Britania dhe Kanadaja iu bashkuan Francës këtë muaj për të thënë se mund të vendosin masa konkrete ndaj Izraelit dhe të angazhohen për të njohur një shtet palestinez, Netanyahu lëshoi një qortim të fortë, duke akuzuar udhëheqësit e tre vendeve për antisemitizëm.

Top News – Mesha e Pashkës. Papa Leoni: Dhuna e lufta të mos kthehen në normalitet
05/04 13:41
Top Channel/Zelensky takon Erdogan,Presidenti i Ukrainës vizitë zyrtare në Stamboll pas sulmeve ruse
05/04 12:09
Top Channel/ Sllovakia: Na duhet nafta ruse, Kryeministri Fico thirrje BE: Hiqni sanksionet
05/04 12:08
Top Channel/ U rrëzua në tokën iraniane, shpëtohet piloti, Trump: Operacion fantastik
05/04 12:07
Top News – Kriza në Lindjen e Mesme. India rikthehet te Irani, blen naftë pas 7 vitesh
04/04 23:15
Top Channel/ Rusia do të rrëmbejë Zelenskyn? Moska: Nuk do vepronim kurrë si SHBA me Maduron
04/04 21:59
Top Channel/ “Ju pret ferri”! Trump kërcënon Iranin: Keni 48 orë afat
04/04 19:42
Top News – Bomba e raketa afër centralit bërthamor. Irani akuzon SHBA e Izraelin, shtohet frika
04/04 18:45
Top Channel/ “Lamtumirë Dubai”: Eksodi i miliarderëve, largohen prej luftës në Iran!
04/04 15:08
Top News – Kina, plane të fshehta bërthamore. CNN zbulon impiantet e prodhimit të armëve
04/04 12:47
Top News-Granata e superfuqishme në dorën e SHBA. Prezantohet M111, dëmton çdo organ të trupit
04/04 12:05
Top Channel/ U lëshua me katapultë: Irani ofron shpërblim për pilotin e avionit të rrëzuar amerikan!
04/04 11:58
Top News- Digjet Kalifornia Jugore/ Shpërthejnë zjarret, evakuime në disa zona
04/04 11:49
Top News- Terminator, në vijën e frontit! Ukraina nxjerr robotët luftarakë kundër Rusisë
04/04 11:49
Top Channel/ Kriza e energjisë, Meloni në Gjirin Persik: Aleatë me SHBA, por jo kosto për Italinë!
04/04 11:47
Top Channel/ “Më mirë i përgatitur se i penduar”, BE-ja nis masat për krizën e energjisë!
04/04 11:46
Top Channel/Lufta në Iran ndryshon hartën e turizmit: Shqiperia, përfituesja më e madhe në Ballkan?!
04/04 11:45
Top News – Trump: Jemi në luftë!/ Çfarë ndodh tani pas rrëzimit të dy avionëve amerikanë nga Irani
04/04 10:31
Top Channel/ Udha e kryqit, Papa Leoni mesazh për luftën
03/04 23:37
Top Channel/ Çfarë fshihet pas rrëzimit të avionit amerikan në Iran? E zbulojnë analistët
03/04 23:19