Presidenti aktual i Francës, Emmanuel Macron, dhe kandidatja e ekstremit të djathtë, Marine Le Pen, do të përballen në rundin e dytë të zgjedhjeve më 24 prill, sipas sondazheve të para. Të dielën, francezët votuan në rundin e parë të zgjedhjeve presidenciale, ku garuan 12 kandidatë. Sipas sondazheve të para pas mbylljes së vendvotimeve, Macron ka marr 28.1 për qind të votave, ndërsa Le Pen 23.3.