Prezenca e OSBE-së në Shqipëri organizoi një seminar online për të diskutuar politikat dhe proceset e lustracionit në vend që nga rënia e regjimit diktatorial 30 vjet më parë. Veprimtaria me titullin “Lustracioni në Shqipëri: E shkuara dhe e ardhmja”, e zhvilluar si pjesë e veprës së Prezencës në fushën e drejtësisë tranzitore, mblodhi bashkë institucione kombëtare dhe ndërkombëtare, ekspertë dhe profesionistë, si dhe pedagogë dhe studentë të Universitetit të Tiranës dhe të universiteteve private.