Top News – Lumë gjobash nga policia rrugore/ Ndëshkohen qindra drejtues për shkelje në timon
10/03/2021 15:00

Patrullat e policisë rrugore në të gjithë vendin përgjatë 10 ditëve të para të muajit mars kanë ushtruar kontrolle të shumta në akset kombëtare të vendit duke përdorur mjetet e pauniformuara, kamera të vendosura në automjete, radarë, alkooltestues dhe dronë, në akset rrugore kombëtare dhe rrugë të tjera të evidentuara si njolla të zeza për shkak të ngjarjeve rrugore me pasoja fatale të ndodhura më parë. Përmes këtij operacioni të gjerë të koduar “ROADPOL MARS 2021” që synonte rritjen e parametrave të sigurisë rrugore janë konstatuar dhe janë arrestuar në kushtet e flagrances53 drejtues mjetesh, nga të cilët 35 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 18 për drejtim mjeti pa leje. Po ashtu janë pezulluar 209 leje drejtimi, nga të cilat 144 për shpejtësi mbi normat e lejuara dhe 65 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit. Policia rrugore bën të ditur se vetëm përgjatë 10 ditëve janë vendosur 13106 masa administrative, ku 2519 prej tyre për parakalime të gabuara, 2050 për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit, 68 masa për shpejtësi mbi normat e lejuara, 537 masa për mospërdorimin e rripit të sigurimit, 244 masa për mosvendosjen e kaskës mbrojtëse, 3462 masa për parkim dhe qëndrim të gabuar si dhe 3826 masa për shkelje të tjera të Kodit Rrugor. Ky plan operacional i policisë mësohet se do të vijojë përgjatë gjithë muajit mars, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore dhe rritjen e sigurisë në të gjitha rrugët, sidomos në ato me risk të lartë dhe të evidenuara si njolla të zeza.

Top Channel/ Tetë orë protestë në Tiranë. Përplasje mes PD dhe protestuesve të tjerë
07/11 23:19
Top Channel/ Aksident në punë, vdes minatori. Shembet masivi i kromit dhe zë poshtë 62-vjeçarin
07/11 23:07
Top Channel/ Berisha mohon se përçau protestën. Bën thirrje për bashkim, pavarësisht dallimeve
07/11 22:58
Top Channel/ Asfiksohen pas zjarrit në Lezhë. Një cigare e lënë ndezur, rrezikoi pallatin në Lezhë
07/11 22:53
Top Channel/ Një grua drejton PD-në e Fierit. Enkelejda Veliu fiton garën për kryetare
07/11 22:51
Top Channel/“Falenderoj Zotin për fitoren”.Harito Zoto merr drejtimin e Partisë Demokratike në Korçë
07/11 22:48
Tensionohet protesta para Kryeministrisë, hidhen fishekzjarrë drejt autoboteve
07/11 22:30
Top Channel/ Fitoi zgjedhjet për kreun e PD, kandidatja e Fierit nis festën e “çmendur”
07/11 22:02
Top Channel/ Protestë me molotovë! Përplasje te Ministria e Arsimit, turma u zhvendos në Bulevard
07/11 20:33
Top Channel/ Rimblidhen protestuesit! Policia përdori gaz dhe autobote me ujë, ka shoqërime
07/11 20:31
Top Channel/ Incidente në protestë! U thirr edhe nga PD, përplasje verbale mes protestuesve
07/11 19:46
Top Channel/ Policia nuk ua kursen ujin protestuesve, i shpërndan nga bulevardi
07/11 18:30
Top News – Plas te Kryeministria! Policia hedh ujë dhe gaz lotsjellës
07/11 17:33
Top Channel/ Përleshje në distancë te Kryeministria, lazer drejt autobotit. Policia hedh ujë
07/11 17:29
Top Channel/ Vijon “tradita”, dy protestuesit e maskuar ngacmojnë policinë nga distanca
07/11 17:28
Top News – Tjetër aksident në minierat e Bulqizës. 62 vjeçarin e zë masivi i kromit, ndërron jetë
07/11 17:06
Top Channel/ Aksident në Lushnjë-Rrogozhinë,ndërhyjnë zjarrfikësit për të nxjerrë shoferin 83-vjeçar
07/11 16:44
Top News – Shoqërohet një protestues, policia ‘e ngre’ në ajër
07/11 16:20
Top News – Gurë e zjarr te Ministria e Arsimit, policia me spraj dhe ujë me presion
07/11 16:19
Top Channel/ Si në filma, protestuesit i qëndrojnë para autoboteve që hedhin ujë
07/11 16:16