Një luftanije ruse e armatosur me raketa lundrimi hipersonike ka mbajtur stërvitje në Detin Norvegjez. Ministria norvegjeze tha se ekuipazhi i fregatës “Admiral i Flotës së Bashkimit Sovjetik Gorshkov” kreu një stërvitje të mbrojtjes ajrore në Detin Norvegjez. "Ekuipazhi... kreu një stërvitje për të zmbrapsur mjetet e një sulmi ajror të një armiku të simuluar në Detin Norvegjez”, tha ministria.